Është zbardhur dëshmia që Denis Xholit, i cili u kap dje me një shumë parash në makinë në Maqellarë, ka dhënë përpara autoriteteve.
Sipas news 24 juristi i Bashkisë Bulqizë, ka mohuar se paratë i kishte për blerje votash. Ai ka pohuar se shumën e parave prej 5 milionë lekëve ia kishte dhënë hua një i afërm nga Durrësi për arsye familjare.
Ndërkohë sipas burimeve brenda policisë së Dibrës, deklarimet e Xholit përputhen me ato të personit të deklaruar nga ana e tij nga Durrësi.
Ditën e djeshme në Maqellarë u bllokua një mjet nga PD dhe më pas policia vërtetoi se brenda saj kishte 5 milionë lekë. Sipas PD-së, këto para po përdoreshin për blerje të votave. Policia ndaloi disa persona, ndërsa aktualisht në komisariat qëndron juristi dhe një tjetër.
Teksa na ndajnë dy ditë nga zgjedhjet e 25 prillit duket se situata është tensionuar./Opinion.al