Policia e Lezhës ka vënë ne pranga një 17-vjeçar. I mituri u arrestua, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al