Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi i’u kapën 20 doza kokainë.
Raportimi i mediave italiane thotë se 20-vjeçari është ndaluar nga policia nga një postobllok në Priorato di Fontanellato. I riu ka shfaqur shenja tensioni, nervozizmi dhe nxitimi për t’u larguar në momentin që i është ushtruar kontrolli në makinë.
Pas kontrollit të ushtruar policia ka gjetur sasinë e kokainës të ndarë në pako.
20-vjeçari është dërguar në paraburgim për të pritur masën e sigurisë./Opinion.al