Kronikë

U kap me armë te selia e PS, kërkohen 5 vite burg për Vladimir Gjutën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:53 - 25/01/21 |
Doriana Çepunaj

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 5 vite burg për Vladimir Gjutën. Ky i fundit  u kap me armë zjarri pa leje pranë selisë së Partisë Socialiste.

Prokuroria e Tiranës kërkoi këtë masë dënimi për të, në përfundim të gjykimit të tij për akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Ndërkohë, seanca e radhës, ku pritet të dëgjohen konkluzionet e mbrojtjes u caktua në 27 janar.

Kujtojmë se Gjuta u arrestua në shkurt të vitit të kaluar, pasi u kap i armatosur pranë selisë së Partisë Socialiste. Ai u pikas nga gardistët, që shoqëronin kryeministrin Edi Rama dhe ministrat që ndodheshin në seli pasi po zhvillohej mbledhja e kryesisë e PS./Opinion.al

Pas