Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 5 vite burg për Vladimir Gjutën. Ky i fundit u kap me armë zjarri pa leje pranë selisë së Partisë Socialiste.
Prokuroria e Tiranës kërkoi këtë masë dënimi për të, në përfundim të gjykimit të tij për akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
Ndërkohë, seanca e radhës, ku pritet të dëgjohen konkluzionet e mbrojtjes u caktua në 27 janar.
Kujtojmë se Gjuta u arrestua në shkurt të vitit të kaluar, pasi u kap i armatosur pranë selisë së Partisë Socialiste. Ai u pikas nga gardistët, që shoqëronin kryeministrin Edi Rama dhe ministrat që ndodheshin në seli pasi po zhvillohej mbledhja e kryesisë e PS./Opinion.al