Politikë

U kallëzua penalisht, Sakja: Sulm i Edi Ramës, në Kavajë është humbës


               Publikuar në : 14:48 - 15/04/19 |
eri on

Kryebashkiaku i Kavajës Isa Sakja ka reaguar sot pas kallëzimit që IKMT bëri ndaj tij. Sakja e quan hapur sulm të kryeministrit Edi Rama, pas replikave që kanë pasur në distancë. Sipas tij, ky sulm vjen sepse në sondazhet e bëra në Kavajë, Partia Socialiste rezulton humbëse.

“Ne hall, ngaqe te gjithe sondazhet qe beri ne Kavaje, me disa kandidate te tij, i dalin qe te gjithe humbes perballe meje, zgjodhi rrugen e perdhosjes se emrit tim dhe kercenimin per burg. Eshte sulm tipik i tij; fillimisht ben akuzen verbalisht, pastaj formulon akt-akuzen. Nuk jam opozitari i pare i sulmuar prej tij, por nese Edi Rama vazhdon te jete ne krye te qeverise nuk do jem as i fundit”, shkruan Sakja.

Në statusin e tij, Sakja siguron të gjithë qytetarët se do të vazhdojë punën në krye të bashkisë së Kavajës, me përkushtimin që ka pasur deri më tani.

Sot Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit e ka kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre. Së bashku me të, IKMT ka kallëzuar edhe Drejtoreshën e Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave, Dëshira Qato si dhe Kryeinspektorin e IMT së Bashkisë Kavajë, Dritan Kazazi.

Sipas IKMT, këta zyrtarë me veprimet dhe mosveprimet e tyre në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe në ushtrimin e funksionit të kontrollit të ligjshmërisë në të paktën shtatë objekte shumëkatëshe, kanë cenuar territorin dhe interesin publik.

Statusi i plotë i kryebashkiakut Isa Sakja:

Sot, Edi Rama konkretizoi me letra sulmin e tij verbal te ndermarre ndaj meje pak jave me pare.
Ne hall, ngaqe te gjithe sondazhet qe beri ne Kavaje, me disa kandidate te tij, i dalin qe te gjithe humbes perballe meje, zgjodhi rrugen e perdhosjes se emrit tim dhe kercenimin per burg. Eshte sulm tipik i tij; fillimisht ben akuzen verbalisht, pastaj formulon akt-akuzen. Nuk jam opozitari i pare i sulmuar prej tij, por nese Edi Rama vazhdon te jete ne krye te qeverise nuk do jem as i fundit.
Te dashur miq,
Ju pershendes duke ju siguruar se te gjithe skenaret komunisto-puciste, nga futja e armeve ne kishe e deri tek lincimi publik i kundershtareve politike, i kam te njohur nga historia, ndaj nuk me impresionojne e as me frikesojne dot.
Keni patur mundesi qe te me njihni pergjate me pak se dy vite ne drejtim te Bashkise Kavaje, se per nga natyra jam optimist.
Une besoj se ne kete vend ka ende gra e burra qe nuk jane vegla qorre te tij, edhe pse qe te gjithe jemi nen presion dhe kercenim.
Une besoj tek grate e burrat qe e duan Shqiperine me te njejtin pasion qe une e dua ate, e luftojne per nje te ardhme te Shqiperise me demokraci te vertete te fjales, mendimit, besimit e veprimit.
Une do te vazhdoj te permbush misionin tim te drejtimit te Bashkise Kavaje me te njejten dashuri, pasion e perkushtim, sic kam bere deri tani.

Pas