Tre adoleshentët që humbën jetën nga rrënimi i objektit në Jabllanicë u varrosën ditën e sotme.
Ideal Rama, Ramë Mehmetaj dhe Veton Morina u varrosën në fshatin Jabllanicë, aty ky dy ditë më parë humbën jetën pasi një objekt i pabanuar u shemb.
Qytetarë të shumtë, përfshirë kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca, ministra e deputetë, u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit Ideal Ramës, Ramë Mehmetajt dhe Veton Morinës.
Prokuroria Themelore në Gjakovë së bashku me Policinë e Kosovës janë duke hetuar rastin pasi deri më tani ende nuk dihen rrethanat se çfarë e shkaktoi shembjen që i mori jetën tre të rinjve.