Një burrë indonezian i infektuar me koronavirus ka hipur në avion i maskuar si gruaja e tij.
Burri i maskuar kishte marrë me vete pasaportën dhe testin negativ të gruas me qëllim që të udhëtonte.
Veshja e tij ishte njësoj si e një gruaje dhe fytyrën e kishte mbuluar që të mos dallohej. Udhëtimi mund të kishte vazhduar qetësisht edhe për të, por gjatë udhëtimit duke menduar se gjithçka mbaroi dhe vendosi që të vishte rrobat e tij.
Ky moment nuk kaloi pa u vënë re nga stjuardesa, e cila dha alarmin dhe aventura e burrit përfundoi.
“Ai bleu biletën e aeroplanit me emrin e gruas së tij dhe solli kartën e identitetit, rezultatin e provës PCR dhe kartën e vaksinimit me emrin e gruas së tij. Të gjitha dokumentet janë nën emrin e gruas së tij”, ka thënë shefja e policisë së Ternate, Aditya Laksimada.
Pas kësaj ngjarje, Policia në një deklaratë për mediat tha se burri u ndalua pasi aeroplani u ul dhe u testua menjëherë. Pas testimit ai rezultoi që ishte pozitiv dhe u urdhërua që të izolohej në banesë.
Ndërkaq, ai po ndiqet penalisht për tentativën që bëri për të udhëtuar me test fals duke mashtruar autoritetet.