Pak ditë më parë u njoftua se ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi ishte infektuar me COVID-19.
Lidhur me gjendjen shëndetësore të Berlusconit ka folur mjeku i tij personal , Luigi Giancrigillo, i cili theksoi se shëndeti i Berlusconit po përmirësohet dhe të gjitha parametrat e ekzaminimit janë inkurajuese.
Berlusconi është i shtruar në spitalin “San Rafaele” të Milanos që të enjten e kaluar, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, ndërsa është diagnostikuar edhe me pneumoni.
Në 24 orët e fundit, 1.370 raste të reja me koronavirus u regjistruan në Itali, ndërsa dhjetë persona kanë humbur jetën.
Në të gjitha rajonet e vendit janë shfaqur raste të reja sot. Ndërsa vijon që numrin më të lartë të të prekurve të rinj ta ketë Lombardia./ Opinion.al