Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Andi Përmeti është shëruar nga koronavirusi. Lajmi është bërë i ditur gjatë seancës plenare të kësaj të enjte nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.
“Ne kemi kolegë që e kanë kaluar Covid-19. Dhe kolegu Andi Përmeti e ka fituar betejën me virusin”, u shpreh Balla.
Kujtojmë se, deputeti Andi Përmeti për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore u dërgua me drejt Turqisë, me avion spitalor, për mjekim të specializuar.
Pas më shumë se dy javësh, u njoftua se gjendja e deputetit është stabilizuar dhe ai e ka fituar betejën me koronavirusin./ Opinion.al