Në 11 janar të 2019 hyrja e komisariatit numër 6 në Tiranë u inagurua nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu. Por pasditen e djeshme ajo është shembur përsëri. Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar nga ky incident.
Sot në vendin e shkatërruar janë vendosur sërish skelat për ta rikonstruktuar sërish hyrjen e komisariatit.
Kujtojmë se gjatë inagurimit 4 muaj më parë, Ardi Veliu u shpreh se për rikonstruksionin e komisariatit janë harxhuar rreth 239 milion lekë nga buxheti i shtetit .
Në Komisariatin numër 6 punojnë rreth 150 punonjës policie. /Opinion.al