Kronikë

U hodh t’i shpëtonte aksidentit/Kamioni zë poshtë 38-vjeçarin, humb jetën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:37 - 09/07/21 |
Opi Nion

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar këtë të premte në Maliq në afërsi të fshatit Dushar të Njësisë Administrative Lozhan.

Një kamion tip IFA i ngarkuar me dru, ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë ka zënë poshtë një 38-vjeçar, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, viktima u hodh nga mjeti që po përmbysej. Por fatkeqësisht kamioni e zuri poshtë. Sipas Klan News trupi është nxjerrë nga banorë të fshatit.

Forcat zjarrfikëse bashkë me policinë kanë shkuar ende në vendngjarje. Viktima ka qenë i shoqëruar me 4 persona të tjerë të cilët kanë mbetur të plagosur./Opinion.al

 

 

Pas