Kronikë

U hodh nga pallati bashkë me fëmijën 1 vjeç, policia: Vdesin nënë e bir


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:11 - 26/11/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në lagjen “Pavarësia 2”, në Vlorë, ku një 34-vjeçare dyshohet se është hedhur bashkë me fëmijën e saj 1 vjeç.

Sipas uniformave policisë, shtetasja P. M., 34 vjeçe së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, është hedhur nga sheshpushimi i katit 5-të të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.

“Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2”, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë”-njofton policia e Vlorës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas