Aktualitet

U hodh nga kati i katërt i pallatit, ndërron jetë 35-vjeçari në Tiranë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:25 - 08/09/22 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, ku një 35-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mikel Maruli”, ndërsa mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet A.A.

“Më datë 08.09.2022, në rrugën “Mikel Maruli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së tij, shtetasi A. A., 35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas