Kronikë

U hodh nga ballkoni i Infektivit, ndërron jetë 69-vjeçari me COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:44 - 11/11/20 |
Al Do

Ka ndërruar jetë pacienti 69-vjeçar që u hodh ditën e djeshme nga ballkoni i spitalit Infektiv.

Reshat Grendi, i cili ishte duke marrë trajtim pasi ishte infektuar me Covid-19 mori dje aktin e rëndë duke u vetëhedhur.

Ndërkohë paravarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, burime të ABC News bëjnë të ditur se 69-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Ai ishte shtruar vetëm një ditë më parë në spitalin Covid-1. Hedhja e 69-vjeçarit nga Fieri është rasti i katërt brenda pak kohësh. Më herët tre pacientë të tjerë kanë ndërmarrë aktin e rëndë duke u vetëhedhur nga spitali Shefqet Ndroqi i njohur si COVID 2/ Opinion.al

Pas