Detajet tragjike që tregojnë shkakun e vdekjes së DJ të famshëm Avicii janë zbuluar.
Dj, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling, është vetëvrarë duke prerë veten me një shishe të thyer, sipas burimeve.
Ylli i muzikës u gjet i vdekur në Oman më 28 prill dhe javën e kaluar familja e tij aludoi faktin se 28-vjeçari mund të kishte vrarë veten pasi luftoi me veten për të gjetur paqen.
Sipas njoftimeve Dj u gjet me plagë në qafë dhe duar. Ai mori një shishe dhe e theu. Copat e qelqit i përdori për ti shkaktuar plagë vetes.
Dj suedez vdiq për shkak të humbjes së madhe të gjakut.
Raporti me detajet e vdekjes së DJ-së vjen nga TMZ.