Policia e Tepelenës njofton se ka ndaluar në minutat e fundit autorin e dyshuar të vrasjes së shtetasit Sokol Rama, që u gjet i pajetë ditën e djeshme në një humnerë brenda makinës së tij.
Në prangat e Policisë thuhet se ka rënë shtetasi Roland Milo, i cili ishte mik i ngushtë me viktimën. Sokol Rama u gjet i vrarë dy javë pasi ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij.
Po kështu i denoncuar si i zhdukur ishte edhe shtetasi Roland Milo, i cili punonte si shofer i kryetarit të Njësisë Administrative të fshatit Frashër.
Si autori dhe viktima kanë qenë më herët persona me precedentë penalë dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës. Dl/ Opinion.al