Kronikë

U gjet e pa jetë dhe me shenja dhune, zbulohet emri i 37-vjeçares



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:59 - 31/05/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me gjetjen e trupit të pajetë të një gruaje në By-Passin e Shkodrës.

Mësohet se gruaja e e gjetur e pajetë është identifikuar si Leze Qosjas  37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër.

Sipas policisë, ajo ishte larguar nga shtëpia 23 ditë më parë, në datën 8 maj, ndërsa motra kishte bërë kallëzim për zhdukjen më 18 maj.

37-vjeçarja ka shenja dhune në trup, ndërsa pritet që trupi i saj të transportohet drejt morgut për të kryer më pas autopsinë dhe për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pas