-Jetë dhe Stil

U gjet e dëmtuar në Koplik, shkaba shërohet dhe lihet e lirë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:02 - 20/08/20 |
Opi Nion

Një shkabë me kokë të bardhë, e cila ishte gjetur në qershor në Malësi të Madhe në gjendje të rëndë shëndetësore, është rikuperuar plotësisht.

Sikurse shkruan euronews, shpendi është trajtuar në qendrën e rehabilitimit të shpendëve të egër në Divjakë dhe më pas është lëshuar pranë Luginës së Drinos.

Shkaba Moko u gjet më 7 qershor të këtij viti në Koplik pas sinjalizimit të dhënë nga Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve të Malit të Zi, që zbuloi prezencën e shkabës në zonën mes dy vendeve. Gjendja shëndetësore e shkabës me kokë të bardhë, ishte shumë e rëndë dhe për këtë arsye u desh një kohë e gjatë për t’u rikuperuar.

 

 

Në momentin që shqiponja u gjet peshonte vetëm 4.8 kg, peshë e cila sipas ekspertëve ishte nën minimumin jetik. Gjendja e Mokos u përmirësua falë përkujdesjeve me serum (kripëra minerale), antiparazitarë të jashtëm si dhe trajtimit një javor me antibiotikë.

Shkaba u lëshua në natyrë më 14 gusht në Luginën e Drinos, pasi ky vend u përzgjodh nga sugjerimet e disa ekspertëve kroatë të cilët sugjeruan se një vend në afërsi me Greqinë, ku ndodhet dhe një koloni e kësaj lloj shqiponje.

Gjithashtu kjo luginë dhe Vjosa është një habitat i parapëlqyer nga shkabat e sidomos Kali i Qyqes, njëlloj tjetër shkabe më e vogël.

Pas dy ditë përshtatjeje në zonë (aklimatizimi), gjurmuesi satelitor tregon se Mokos po kryen fluturime mbi Malin e Buretos dhe në Çajup. “Shpresojmë që tashmë të ketë njohur si duhet zonën dhe të aftësohet për të kryer distanca edhe më të largëta”, shprehen përfaqësues të AOS duke shtuar se, lëvizjet e shkabës po ndiqen me shumë kujdes.

 

Pas