Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sipas policisë gjatë kontrolleve fizike të ushtruara 20-vjeçarit me iniciale E.Th dhe 20-vjeçarit me iniciale K.K i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit (kanabis).
Dy personat janë ndaluar në zonën e quajtur “Liqeni i Thatë”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al/