Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U fol se burri i saj kishte fëmijë jashtë martese, çfarë thotë ish-banorja e Big Brother

2018/05/05 at 10:19 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 6 min
A A
U fol se burri i saj kishte fëmijë jashtë martese, çfarë thotë ish-banorja e Big Brother

Edhe pse jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, nuk kanë se si të mbeten jashtë fokusit tonë personazhet, të cilat aty fituan edhe famën edhe simpatinë e teleshikuesve.


Në fokusin tonë këtë radhë është Jona Kalemaj, finalistja e “Big Brother 7”, e cila vjen në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” duke na rrëfyer jetën e saj të re të mbushur plot me dashuri. Tashmë nënë e dy vajzave, Jona na tregon për “pendesën” më të madhe që ka në jetë si dhe cila është fitorja e saj më e madhe nga ‘Big Brother’. Gjithashtu, ajo na rrëfen të vërtetën mbi disa thashetheme të ngritura në adresë të bashkëshortit të saj.

Tashmë nëna e dy vajzave, pas ardhjes në jetë të Santës. Si ndihet tani Jona?
Pas ardhjes në jetë të Santës, Jona ndihet njeriu më i mbushur në botë. Nga ana shpirtërore e kam plot, kam dy duart plot dhe me mjaftojnë. Por dhe shtëpinë e kam plot. Pra, them se jam e plotësuar mjaftueshëm.

Me çfarë merret tani Jona përveçse e përkushtuar ndaj vajzave?
Momentalisht nuk kam asnjë detyrim tjetër veç vajzave. Po mbaroj një fakultet të dytë për Drejtësi dhe ndoshta pasi të lehtësohem pak nga këto anë, do mendoj të nis diçka me cilën të merrem.

Në një dalje të fundit thatë se BB ju ka njohur me dashurinë e jetës. Si e kuptuat që ishit për njeri-tjetrin? Ishte dashuri që me shikim të parë apo..?
Po, kam thënë që me bashkëshortin u njoha falë atij programi edhe pse më mbrapa më ka sqaruar që ai s’është se e ka ndjekur shumë, pasi atë periudhë ishte vajtje-ardhje në Shqipëri dhe jashtë, por ato dy herë që e ka parë i ka mjaftuar për t’i vënë synim vetes që të më njihte e të më bënte për vete në një kohë fare të shkurtër. Nuk mund të them që ishte dashuri me shikim të parë se s’para besoj në këto shikime. Por duke u njohur çdo ditë, lindi ajo ndjenjë e bukur. Ne s’kuptuam që ishim për njëri-tjetrin, sepse s’ka njerëz perfekt që të ngjisin në mënyrë perfekte me njëri-tjetrin. Ne jemi takuar në një moshë relativisht të pjekur dhe u munduam t’i përshtateshim njëri-tjetrit. Deri sa kuptuam që unë isha shtatzënë dhe kjo i vuri vulën marrëdhënies tonë. Dhe ne si çdo çift kemi pasur ulje-ngritjet tona, normalisht, por, siç thashë, po të dish të përshtatesh, i kalon dhe ato zënkat në çift.

Shumë fjalë kanë qarkulluar lidhur me një fëmijë që bashkëshorti juaj ka para se të martohej me ju. Është e vërtetë? Si reagoni ndaj lajmeve të gënjeshtërta?
Sa për fëmijën që mori dhënë lajmi, s’është absolutisht e vërtetë. Më besoni që do e thosha pa pikën e turpit, sepse fëmija s’është kurrë turp, nëse do e kishte një të tillë. Nuk e kuptoj deri ku arrijnë të shpifin portalet dhe gojët e liga e dashakeqe. Unë, në fakt, u bëra xhind, por im shoq as nuk e prishi terezinë fare. Madje qeshte dhe thoshte “qesh zemër se s’kemi pse mërzitemi për diçka që s’është e vërtetë. Le të flasin sa të duan”. Reagimi im, në fakt, ndaj këtyre shpifjeve nuk mund të them se ka qenë i qetë, pasi sado mos të jetë i vërtetë lajmi, arrin që të ndikojë te çdokush një gënjeshtër e të tilla përmasave.
Para se të vinte në jetë vogëlushja Santa ju thatë që nuk ishit gati për të, sepse e donit të ishte djalë. Si do të reagoni, nëse një ditë ajo do të zbulojë të vërtetën?
Ndoshta s’do ta besoni, por s’ka ditë mos t’i kërkoj falje Zotit. Sa herë e shoh, sa herë e puth, them “më fal, o Zoti im”. Santa një ditë do rritet dhe do jem unë ajo që do ia tregoj e para faktin që doja të ishte çun. E kam vuajtur( pa gënjeshtra) faktin e gjinisë, por duke u bërë psikolog i vetes arrita të bëja paqe me veten, me Zotin dhe me Santinën.

Nëse do t’i riktheheshit “Big Brother”, çfarë do të ndryshonit në marrëdhënie me njerëzit apo edhe me atë që ju keni transmetuar?
Nëse do t’i rikthehesha “Big”-ut, nuk do ndryshoja asgjë në lidhje me karakterin tim. Unë kështu jam dhe s’mund të ndryshoj që t’i pëlqej publikut. Kush më pëlqen e më do për këtë që jam. Është bërë bajate shprehja “kam qenë vetvetja”, por do e them: Atje kam qenë UNË 100%. Ndoshta do mundohesha ta jepja pak më të qartë mesazhin që njeriu mund të gjunjëzohet shumë herë në jetë. Mund të ketë tërmete në jetë që të të tundin fort themelet e tua, por duhet gjetur gjithmonë ajo forcë që të që vazhdosh të ngrihesh e të ecësh sërish. Nuk duhet humbur kurrë ajo shpresa e fundit.
Po të ktheheshit pas a do ta tregonit në këtë format sërish humbjet që keni pasur në jetë?
Normalisht që do e tregoja. Ndaj e thashë dhe më parë që do e përcillja pak më të fortë mesazhin tim për gjërat që më kanë ndodhur në jetë. Te kjo pjesë unë s’kam bërë 100% tim dhe pikërisht këtë gjë do e kisha bërë ndryshe.
Si e shihni ju si format “Big Brother” në Shqipëri? Çfarë nuk ju pëlqen ose do të donit të ndryshonit?
Kam kuptuar që është një format që ka rregulla dhe një mundësi shumë e mirë për dikë që do të transmetojë ose të përcjellë një mesazh, por, gjithashtu, është një format të cilin nuk e fiton ai që e meriton vërtet.

Cila është eksperienca që ka ndikuar tek Jona brenda BB që ju ka ndryshuar?
Mua s’më ka ndryshuar absolutisht asgjë si person në karakterin tim. Thjesht më zbukuroi jetën me të mirat që më solli pas.
Cili është mesazhi që keni për nënat e reja që do të sjellin në jetë një fëmijë, qoftë të padëshiruar për një pjesëtar të familjes?
Është gjëja më e bukur që do mbash në krahë do e përqafosh do i marrësh erë, nesër pasnesër. Do keni parajsën në duar dhe kjo është lumturia më e madhe në jetë!
Mesazhi i vetëm është “Ti grua, femër, nënë! Duaje fëmijën tënd me gjithë forcën e shpirtit, madje as mos ik ta shohësh fare se çfarë gjinie është. Çfarëdo të jetë, është engjëll, është bekim, është urata e Zotit.

A është gati Jona për një fëmijë të tretë? A do të donit të ishte djalë?
Jo, është shumë shpejt për të menduar për një të tretë. S’dua të them “JO” të prerë, pasi kurrë nuk i dihet. Ato janë punët e Zotit dhe ne s’duhet të bëjmë plane pasi qesh Zoti me planet tona. Por për momentin them se kam dy duar plot.
Kush është dashuria më e madhe në jetë e Jonës? Personi më i rëndësishëm?
Mesa fola më sipër, besoj se e kuptoni ashtu si çdo nënë do më kuptonte dhe do më jepte të drejtë. Vajzat e mia. Ato janë pasuria ime më e madhe. Ato janë një për mua, dhe asnjë tjetër s’vjen para tyre.

Në një dedikim të bërë bashkëshortit i kërkonit ndjesë që nuk ia thoshit shpesh sa e doni. Pse?
Unë bashkëshortin tim e dua me gjithë forcën time dhe e adhuroj, sepse është një njeri me shpirtin më të mirë në botë. Nuk ia them shpesh, jo për faktin se nuk e dua, por ndonjëherë të rrjedh dita shumë vrullshëm me gocat, me familjen time, me motrat që flas çdo ditë, me mamin, me vjehrrën. Aq shumë herë e them fjalën “të dua “ brenda ditës dhe ndoshta pasi kalojnë 2-3 ditë, kuptoj që kam harruar t’ia them dhe bashkëshortit tim. E harxhoj këtë fjalë më tepër për vajzat. U mundova t’ia them nëpërmjet poezisë që e dua dhe pse s’ia them shpesh.
Cila është frika më e madhe në jetë e Jonës?
E kam dhe unë një frikë, në fakt, që më mundon paksa pasi pa atë s’mund të besh dot gjë. Është makina. Unë në makinë eci tmerrësisht shumë ngadalë sa shpesh herë, im shoq më thotë: Je bërë si gjyshe në timon, por më pak shpejtësi nuk të gjen asgjë.” S’e di kur do ta kaloj këtë frikë.
Frika juaj lidhet me humbjen që keni pasur në jetë? A mendoni se do të mund ta kaloni?
Ndoshta, dhe nga ajo ç’kam kaluar. Po s’di ç’të them. Ndoshta dhe e kaloj. Dhe unë dua shumë ta kaloj, por dhe po s’e kalova s’ka gjë pasi them se më ka bërë mirë, sepse kam më shumë kujdes në makinë tani.

Etiketa: Jona Big Brother


Ju sugjerojmë

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë
InstaBIZ

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë

22 Korrik, 2025 9:20 pm
Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne
InstaBIZ

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

22 Korrik, 2025 9:12 pm
Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
InstaBIZ

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

12 Korrik, 2025 5:06 pm
Cristiano Ronaldo dhe familja e tij pushime në Greqi
InstaBIZ

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij pushime në Greqi

11 Korrik, 2025 6:37 pm
U arrestua në Zvicër? Reagon Noizy: Një keqkuptim i rëndë nga një shpifje e pastër
InstaBIZ

U arrestua në Zvicër? Reagon Noizy: Një keqkuptim i rëndë nga një shpifje e pastër

10 Korrik, 2025 7:20 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor
InstaBIZ

Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor

2 Korrik, 2025 4:45 pm
“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos
InstaBIZ

“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos

28 Qershor, 2025 5:16 pm
Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham
InstaBIZ

Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham

28 Qershor, 2025 4:18 pm
900 orë pune për fustanin e nusërisë së Lauren Sanchez, u frymëzua nga Sophia Loren
InstaBIZ

900 orë pune për fustanin e nusërisë së Lauren Sanchez, u frymëzua nga Sophia Loren

28 Qershor, 2025 3:50 pm
Para
E pabesueshme/ Xherdan Shaqiri dhe ekipi i tij bien nga kategoria, futbollisti kundërshtar u kërkon ndjesë

E pabesueshme/ Xherdan Shaqiri dhe ekipi i tij bien nga kategoria, futbollisti kundërshtar u kërkon ndjesë

Video/ Nga nervozizmi i Ramës te purot në oborr, çfarë s’u pa gjatë dorëheqjes së Tahirit

Video/ Nga nervozizmi i Ramës te purot në oborr, çfarë s'u pa gjatë dorëheqjes së Tahirit

Video/ Arian Çani tenton të puthë në buzë velinën, por shikoni se ç’bën ajo

Video/ Arian Çani tenton të puthë në buzë velinën, por shikoni se ç'bën ajo
















TE FUNDIT

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave
24 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik me Kosovën në...

Lexo më shumë

Presidenti francez: Parisi do ta njohë Palestinën si shtet!

Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
24 Korrik, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi vendimin e tij për të njohur shtetin e Palestinës të enjten (24/7) , duke shtuar...

Lexo më shumë

Kosovë/ Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
24 Korrik, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
24 Korrik, 2025

Vendi nuk gjen qetësi nga zjarret. Një zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Kakavijë ka bllokuar edhe punën në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com