Anëtarja më e re e SPAK, Doloreza Musabelliu është betuar para Presidentit Meta.
Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, si dhe Kryetari i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.
Doloreza Musabelliu u emërua me shumicë votash nga Këshilli Lartë i Prokurorisë, si prokurore e re e SPAK për një mandat 9-vjeçar pa të drejtë riemërimi.
Musabelliu kaloi shkallën e parë të vetting-ut dhe Komisioneri Publik nuk ankimoi vendimin e KPK, duke e kaluar figurën e saj si të pastër për të vijuar garën si prokurore.
Deri tani SPAK kishte 8 anëtarë të emëruar me mandat të plotë, Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani, si dhe 2 të tjerë të komanduar me mandat 1-vjeçar, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara./Opinion.al