Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U eliminua nga ‘Dancin With The Stars’, flet Rike Roçi

2018/04/28 at 5:45 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Njihuni me nënën e Rike Roçit

Bukuroshet shqiptare, sado larg t’i qëndrojnë vendit të tyre të lindjes, në një mënyrë apo në një tjetër i rikthehen.


Po flasim për ato që kanë qenë dhe do të jenë pjesë e medias rozë, edhe pas përfundimit të çdo eksperience televizive në të cilën edhe kanë marrë famën. Kësaj radhe fokusi ynë është përqendruar tek Rike Roçi, bukuroshja e Durrësit si dhe ish-banorja e “Big Brother 6”. Në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Rike ka folur për eksperiencën e saj të fundit në Shqipëri si konkurrente për herë të dytë në “Dancing With the Stars”. Ajo ka folur jo vetëm për prapaskenat dhe përjetimet me konkurrentët e tjerë, por gjithashtu edhe përjetimin e eliminimit. Por, nga Rikja kemi arritur të mësojmë më tepër edhe lidhur me planet e saj të afërta si për jetën private edhe atë profesionale. Do të kemi një dasmë apo do të rikthehet në Shqipëri me një projekt të ri? Për më tepër ndiqni intervistën e mëposhtme.

Ishit një nga pjesëmarrëset e cila mori pjesë për herë të dytë në “Dancing With the Stars”. Si ishte kjo eksperiencë për ju?

Eksperienca në “Dancing”, e mirë, deri sa duroi.

Kur dolët në garë për eliminim me Diellzën, çfarë menduat?

Në fakt, asgjë. Nuk mendoja aty, se emocionet janë të tepërta.

Pse sipas jush u eliminuat?

U eliminova sepse aty akoma nuk u pa çfarë di të bëj unë në kërcim. Më jepnin rryma që mua nuk më përshtateshin aspak dhe i bëja me siklet, jo me qejf. Dhe kjo u duk shumë.

Pse sipas jush pjesa më e madhe e konkurrentëve përzgjodhi Diellzën?

Konkurrentët votuan barazim 5 me 5. Por i fundit nuk mbaj mend se kush, bëri si dëshironte.

Si i keni pasur marrëdhëniet me pjesëtarët e jurisë?

Nuk kam pasur asnjë marrëdhënie. Mendoj se jo gjithmonë u japin pikët e duhura konkurrentëve.

Cila është ndonjë prapaskenë nga spektakli që nuk ju ka pëlqyer, apo ju ka lënë shije të hidhur?

Asgjë të hidhur, madje në “Dancing” kam bërë shoqëri me konkurrentët që më kanë lënë kujtim të mirë.

A është vendosur fituesi i “Dancing With The Stars” që pa nisur spektakli? Kush mendoni se sipas jush do të fitojë?

Nuk e di nëse është vendosur, por ka konkurrentë që e meritojnë, se e di që punojnë fort.

Tashmë jeni rikthyer në Itali. Me çfarë po merret Rike për momentin?

Për momentin jam me pushime. Mendoj se Shqipëria 1 muaj më stresoi pak.

Prej kohësh jeni në një lidhje me partnerin tuaj italian. A keni pasur ndonjë propozim për martesë?

Martesë për momentin nuk ka.

Pse nuk ka martesë për momentin?

Sepse nuk e kemi akoma në projekt. Për t’u martuar duhet t’i kesh gjërat në terezi. Dhe ne akoma s’i kemi.

Jeni një femër që bini shumë në sy për format trupore. Ju ka propozuar dikush ndonjë mundësi pune si modele?

Mendoj që nuk e kam trupin e modeleje.

E keni menduar të riktheheni të jetoni në Shqipëri, duke hapur një aktivitetin tuajin këtu? Pse?

Në Shqipëri për të jetuar, jo. Mund të rri për disa muaj maksimumi, por jo më shumë. Jam rritur në Itali dhe këtu dua të jetoj përgjithmonë.

Nuk të kanë propozuar ndonjë projekt për modeling apo ndonjë projekt të një fushe tjetër në Shqipëri?

Si dihet, por s’dua të flas për momentin.

I rikthehemi sërish eksperiencës në “Dancing With the Stars”. Cili ishte episodi që nuk ju pëlqeu?

S’kam episode. Mendoj që duhet të jetë shou, ndërkohë që Iliri e ka marrë si shkollë e “Amici”. Ka ngatërruar program. Janë shumë të rreptë.

A do t’i riktheheshit sërish po t’ju ftonin prapë?

Jo, s’kam më nerva./GSH

Etiketa: rike roci


Ju sugjerojmë

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh
InstaBIZ

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh

4 Qershor, 2025 10:21 am
Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit
InstaBIZ

Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit

29 Maj, 2025 5:36 pm
Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi
InstaBIZ

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi

23 Maj, 2025 12:13 pm
A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…
InstaBIZ

A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…

23 Maj, 2025 10:26 am
“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja
InstaBIZ

“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja

19 Maj, 2025 12:49 pm
Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet
InstaBIZ

Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet

18 Maj, 2025 2:30 pm
“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?
InstaBIZ

24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?

7 Maj, 2025 8:32 pm
Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult
InstaBIZ

Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult

23 Prill, 2025 9:04 am
Arrestohet aktori i famshëm William Levy
InstaBIZ

Arrestohet aktori i famshëm William Levy

16 Prill, 2025 8:55 am
Para
Vrasja në Kamëz, vijojnë kërkimet për gjetjen e armës së krimit

Vrasja në Kamëz, vijojnë kërkimet për gjetjen e armës së krimit

Berisha i përgjigjet ambasadores Vlahutin: Aferat e dyshimta duhen hetuar kudo që shfaqen

Berisha: Rama është skllav i Tahirit, ja si gënjeu në Gjermani

Lamtumira e Iniestas nga Barcelona, shikojeni çfarë ka bërë Pirlo

Lamtumira e Iniestas nga Barcelona, shikojeni çfarë ka bërë Pirlo
















TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com