Kronikë

U ekzekutuan nga një vrasës serial?Pas shqiptares gjendet një transeksual i vrarë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:52 - 07/06/22 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 35-vjeçares shqiptare, Nevila Pjetri, në Itali.

La Repubblica shkruan se brenda 24 orëve përveç shqiptares është gjetur i vrarë dhe një transeksual në po të njëjtën zonë në periferi të Sarzanës.

Media italiane shkruan se policia ka arrestuar një artizan dhe dy ngjarjet mund të lidhen me njëra-tjetrën.

Edhe transeksuali ushtronte veprimtarine e prostitucionit.  Sipas raportimeve të para, kufoma u gjet e mbuluar me ferra dhe me gjurmë gjaku, dhe është zbuluar në afërsi të një makine të braktisur (që mund të jetë e viktimës), në një zonë të frekuentuar nga transeksualët.

Në trupin e të riut – sipas kryeprokurorit të La Spezia Antonio Patrono – kishte shenja të dukshme dhune. Për momentin trupi nuk është identifikuar, por mund të jetë i një italiani. Megjithatë, dokumentet ose sendet personale po kërkohen përgjatë një përroi i cili derdhet në lumin Magra.

Raportimet e fundit për La Repubblica thonë se një burrë, një zejtar nga Aulla, është arrestuar pasi është i dyshuar për vrasjen. Ai akuzohet për vrasjen e Nevilës, e cila u gjet e vdekur të dielën përgjatë përroit Parmignola dhe burrit, trupi i të cilit u gjet mbrëmë.

Ndërkohë media italiane thotë se po hetohet në dy pista nëse vrasësi i ka kryer dy krimet pasi është një vrasës serial, apo për të heshtur përgjithmonë transeksualin që mund ta kishte parë teksa po ngarkonte prostitutën në makinë pranë një pike furnizimi të karburanteve në zonën e Marinella di Sarzana.

Zona ku ndodhën ngjarjet ndodhet në periferi të Sarzanës prandaj nuk përjashtohet pista, të paktën në këtë fazë shumë të hershme të hetimeve, që dy vrasjet të jenë disi të lidhura.

Në vendngjarje kanë shkuar policia mjeko-ligjore, zjarrfikësja dhe mjekësia ligjore. Jo shumë larg zbulimit të trupit të transeksualit, karabinierët gjetën makinën, brenda së cilës kishte gjurmë gjaku.

Pas