Është identifikuar shqiptari, që është ekzekutuar me armë zjarri pranë banesës së tij në Rejkjavik të Islandës, mbrëmjen e së shtunës. Mediat lokale kanë bërë publike identitetin e tij. Bëhet fjalë për Armando Beqirin. Ai sapo kishte parkuar makinën dhe po hynte në shtëpi në orën 23:57 kur ndodhi ngjarja. Autori i kishte bërë pritë në prag të shtëpisë duke e qëlluar disa herë.
Viktima ka lënë pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të vogël, që ndodheshin në banesë në momentin e krimit.
Sipas policisë ai nuk rezulton të ketë aktivitet kriminal në Shqipëri. Beqiri ka emigruar fillimisht në Greqi dhe prej andej në Islandë. Për vrasjen janë arrestuar deri tani tre persona, një islandez dhe dy të huaj. Dyshohet se i lidhur me ngjarjen është edhe një person i katërt që ndodhet në paraburgim, i arrestuar disa ditë më parë. Njeri prej të arrestuarve për vrasjen e shqiptarit rezulton të jetë i dyshuar për drogë./Opinion.al