Kronikë

U ekzekutua pranë banesës, biznesmeni u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:06 - 10/12/21 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i ndodhur mëngjesin e sotëm në Laç, ku mbeti i vrarë biznesmeni Rakip(Pilot) Rroli.

Sipas raportimeve, Roli u qëllua me breshëri kallashnikovi sapo doli me makinë nga banesa e tij. Biznesmeni pas atentatit është përplasur me një makinë tjetër ndërsa më pas ka përfunduar në kanal anash rrugës.

Pista kryesore që po hetohet deri më tani është ajo e konflikteve të mëparshme, pasi viktima, Rakip Rroli, ishte përfshirë në një konflikt 10 vite më parë, ku së bashku me një person tjetër, kanë  plagosur një 20-vjeçar.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes./Opinion.al

Pas