Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U ekzekutua nga babai i tij, Albert Krasniqi në 2004 vrau një 17-vjeçar

2021/01/28 at 5:55 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Emri/ Babai ekzekuton me armë zjarri djalin e tij në Kosovë

Albert Krasniqi, i cili u vra mbrëmë nga babai i tij në Prishtinë, ka qenë një person që kishte probleme me ligjin. Ai ka qëlluar me armë për vdekje nxënësin e Shkollës së Mjekësisë, Dimitrije Popoviq, 17 vjeç, në qendër të Graçanicës më 5 qershor 2004.

Krasniqi u dënua me nëntë vjet e gjysmë burgim për vrasjen që ndodhi në një “fast food”, ku Dimitrije Popoviç ishte me shokët e tij. Sipas “Express”, një automjet i tipit Audi ishte ndalur para lokalit. Në automjet ishte edhe Albert Krasniqi, i cili kishte qëlluar me breshëri plumbash drejt tyre.

Popoviç u godit në kokë nga një plumb dhe vdiq në vend. Muret e dhomës së ndenjës në shtëpinë e familjes Popoviç janë ende plot me fotografitë e Dimitrijes. Prindërit e tij kanë ruajtur sendet e tjera të tij.

Në 14 vjetorin e vrasjes së djalit të tij, nëna e Dimitrijes, Jovanka, kishte thënë se ende zgjohet çdo natë në kohën kur u vra djali i saj.

“Koha kur ai u vra ishte ora 02:15. Zgjohem çdo natë në atë kohë dhe mendoj se dikush po troket në derë… Shkoj shpesh dhe e hap derën, pastaj kthehem dhe them “jo, nuk është”… Shoh ngjashmëri te fëmijët që kalojnë këndej, të cilët duken si ai”, kishte thënë ajo mes lotësh për RTK 2.

“Zgjat 24 orë, janë 14 vjet trishtim, dhimbje, pagjumësi, duke menduar për gjithçka. Si mund të vritej një fëmijë 17-vjeçar? Ai ishte një nxënës shembullor, një fëmijë shembullor”, shtoi ajo.

Siç tha ajo, në ditën fatale, djali i saj i tha se do të shkonte të kalonte kohë me miqtë. Albert Krasniqi ishte dënuar për këtë vrasje me 6.5 vjet burgim, ndërsa pastaj dënimi iu zgjat edhe për tri vjet të tjerë. Edhe pse u dënua me nëntë vjet e gjysmë burgim, Krasniqi ka kryer vetëm katër vite burg.

“Edhe nëse është dënuar përjetësisht, nuk kam asgjë me të. Nuk është asgje. Humbja e një fëmije… dhe ata janë akoma gjallë. Nuk ka gjyq për mua, më mirë të mos jenë dënuar. Unë nuk jam e kënaqur, dhe nuk do të jem kurrë”, kishte thënë nëna e Dimitrijes.

Sipas raportimeve, Alberti u vra dje rreth orës 17:00 nga babai i tij, biznesmeni Skender Krasniqi, i cili është arrestuar. Siç është raportuar, policia kishte qenë në kërkim të Albert Krasniqit ditët e fundit, për shkak se ai kishte dhunuar ish-gruan e tij, Besa Gashi.

Etiketa: albert krasniqiDimitrije PopoviçVrasja

Ju sugjerojmë

Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin
Sport

Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin

30 Tetor, 2025 7:23 pm
Avokatja e Popullit: Pavarësia e institucionit, thelbësore për një sistem efektiv
Aktualitet

Avokatja e Popullit: Pavarësia e institucionit, thelbësore për një sistem efektiv

30 Tetor, 2025 6:23 pm
Basha del nga SPAK:Di që ju ka marrë malli për konferenca, por do të prisni edhe pak
Aktualitet

Basha del nga SPAK:Di që ju ka marrë malli për konferenca, por do të prisni edhe pak

30 Tetor, 2025 6:00 pm
Veliaj lë nesër qelinë për seancën në Kushtetuese, avokati tërhiqet nga mbrojtja
Aktualitet

Veliaj lë nesër qelinë për seancën në Kushtetuese, avokati tërhiqet nga mbrojtja

30 Tetor, 2025 5:16 pm
Shtyhet më 11 nëntor seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu
Aktualitet

Shtyhet më 11 nëntor seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu

30 Tetor, 2025 5:04 pm
Lulzim Basha paraqitet në SPAK
Aktualitet

Lulzim Basha paraqitet në SPAK

30 Tetor, 2025 4:23 pm
A po sundon Trump si një Mbret?
Bota

A po sundon Trump si një Mbret?

30 Tetor, 2025 3:15 pm
Dogji dy automjete dhe grabiti disa banesa, pranga të riut në Tiranë
Kronikë

Dogji dy automjete dhe grabiti disa banesa, pranga të riut në Tiranë

30 Tetor, 2025 3:13 pm
Daja e viktimës në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje
Kronikë

Daja e viktimës në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje

30 Tetor, 2025 2:55 pm
Energjia diellore shpëton miliarda euro për gjermanët
Bota

Energjia diellore shpëton miliarda euro për gjermanët

30 Tetor, 2025 2:33 pm
Para
Përqafimi

Përqafimi

“Kushtetuesja”, Soreca: Është urgjent funksionaliteti i plotë i gjykatës

Ambasadori i BE Luigi Soreca pozitiv me COVID-19

Lajmi i rremë për tërmetin, Braçe: Ishte i qëllimshëm, tërësisht kriminal!

"Ndajeni mendjen",Braçe- Bashës e Kryemadhit: Sa do jepni për bebet?

TE FUNDIT

Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin

Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin
30 Tetor, 2025

Ylli i futbollit argjentinas dhe tetë herë fituesi i 'Topit të Artë', Lionel Messi, ka thënë se shpreson të luajë në...

Lexo më shumë

Avokatja e Popullit: Pavarësia e institucionit, thelbësore për një sistem efektiv

Avokatja e Popullit: Pavarësia e institucionit, thelbësore për një sistem efektiv
30 Tetor, 2025

Ditën e sotme është prezantuar Raporti Vjetor i Institucionit të Avokatit të Popullit në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë....

Lexo më shumë

Basha del nga SPAK:Di që ju ka marrë malli për konferenca, por do të prisni edhe pak

Basha del nga SPAK:Di që ju ka marrë malli për konferenca, por do të prisni edhe pak
30 Tetor, 2025

Lulzim Basha ka lënë ambientet e SPAK, rreth 90 minuta pasi hyri në Prokurorinë e Posaçme. Ish-kreu i Partisë Demokratike...

Lexo më shumë

Veliaj lë nesër qelinë për seancën në Kushtetuese, avokati tërhiqet nga mbrojtja

Veliaj lë nesër qelinë për seancën në Kushtetuese, avokati tërhiqet nga mbrojtja
30 Tetor, 2025

Ish-kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet që të dalë nesër nga ambientet e paraburgimit të Durrësit në orën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com