-U tha në Opinion

U ekzekutua në Shkodër, Vezaj:Bardhok Pllanaj i përfshirë në fushatën e PS


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:09 - 05/04/21 |
Opi Nion

Gazetari i Flamur Vezaj deklaroi në emisionin “Opinion” se Bardhok Pllanaj, i cili u ekzekutua në Shkodër, kishte lidhje  të forta me politikën gjë e cila i kishte dhënë siguri që të lëvizte lirshëm në këtë qytet.

Vezaj tha se Pllanaj ishte i përfshirë në fushatën elektorale duke mbështetur Partinë Socialiste, ndërsa theksoi e kishte ndikim tek Drejtori i Policisë së Shkodrës dhe në Prokurori.

“Pllanaj luante dhe rolin e ndërmjetësit mes grupeve kriminale, por nëse një marrëveshje nuk respektohet, pastaj kanë punë dhe me ndërmjetësin. Pllanaj kohët e fundit ishte i përfshirë dhe në fajde duke dhënë fajde. Është angazhuar politikisht dhe me Partinë Socialiste dhe për shkak të njohjeve personale, por dihet se në kohë fushate si agravohet situata. Ky fenomen i lidhje së politikës me këto personazhe i  ka dhënë sigurinë që dhe ky të ecë lirshëm në Shkodër. Të gjithë e dinë në Shkodër, e dinë se sa ndikimi kishte ky tek drejtoi i Policisë së Shkodrës apo tek emërimet e zyrtarëve qoftë në prokurori, qoftë në polici,-tha Vezaj./Opinion.al

Pas