Kronikë

U ekzekutua me 15 plumba, Delon Troqe ishte i armatosur por…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:40 - 22/05/21 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmë në Vlorë, ku mbeti i vrarë 38-vjeçari Delon Troqe. Ai u qëlllua me 15 plumba kallashnikovi në zonën e Skelës rreth orës 21:40, gjë e cila i shkaktoi vdekjen.

Ndërkohë, mësohet se në trupin e Troqes është gjetur një armë tip pistoletë, gjë e cila tregon se 38-vjeçari ruhej nga një atentat i mundshëm dhe për këtë arsye ishte dhe i armatosur.

Goditja e autorëve ka qenë e papritur dhe e shpejt, duke mos i lënë 38-vjeçarit mundësi që të reagonte për vetmbrotje.

Pas vrasjes së Troqes para servilit të vëllait të tij, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë e cila u gjet duke u djegur në Sherishtë të Vlorës.

Troqe u qëllua me breshëri kallashnikovi përpara servisit të vëllait të tij. Ai kishte pak ditë që ishte kthyer nga Spanja.

Lidhur me ngjarjen e rëndë janë shoqëruar në Polici 17 persona, të cilët po pyeten nëse kanë informacion për vrasjen.

Troqe ishte i dënuar disa vite më parë për drogë dhe gjatë muajve të verës punonte me skaf me turistët në Jugun e vendit ishte baba i një djali.

Pas