Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U ekstradua pak ditë më parë nga Dubai, lihet në burg Florenc Çapja

2025/05/05 at 10:37 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
U ekstradua pak ditë më parë nga Dubai, lihet në burg Florenc Çapja

Gjykata e Posaçme ka lënë në arrest me burg Florenc Çapjen, i cili u ekstradua disa ditë më parë drejt Shqipërisë nga Dubai.

Çapja është një nga emrat më të njohur të botës së krimit.

Emri i Florenc Çapjas doli në deklarimet e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, çka shtyu SPAK të ngrejë akuzë për 44-vjeçarin.

Konkretisht ai dyshohet se i ka ofruar rreth 200 mijë Euro Dumanit për të vrarë, Sokol Sanxhaktarin një emër të njohur për policinë në Elbasan.

Sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, kjo vrasje e porositur nga Çapja po e parealizuar ishte dhënë pasi Sokol Sanxhaktari konsiderohej lidhje e afërt me kundërshtarin e tij, Suel Çelën.

Ndërkohë Çapja është dënuar me burg përjetë si porositës i vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan.

Ngjarja ndodhi teksa Gentian Beqiri ndodhej në arrest shtëpie nga gjykata e Elbasanit.

Autorët përdorën Etien Canin si personin për të hyrë brenda banesës, pasi ai ishte shok fëmijërie me viktimën. Vrasja dyshohet se u porosit për hakmarrje, pasi Gentian Beqiri akuzohej se ishte implikuar në ekzekutimin e Sokol Çapjas, në vitin 2005.

Për krimin e dyfishtë me burg përjetë është dënuar edhe Ardian Çapja dhe Olsi Leku, ndërsa Etjen Cani dhe Klajdi Dokoli u dënuan me nga 25 vite burg. Bashkëpunëtori i drejtësisë, Ervis Bardhi u dënua me 15 vite burg.

Florenc Çapja jetonte prej 10 vitesh në Emiratet e Bashkuara Arabe, më konkretisht në Dubai. Në vitin 2021 ai u arrestua me qëllim ekstradimin, por u la nën mbikëqyrjen policore. Disa muaj më vonë ai fitoi tërësisht lirinë duke u pajisur dhe me leje qëndrimi, shkruan tvklan.

Çapja është personazhi i tretë i njohur i botës së krimit që ekstradohet nga Dubai, pas Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes verës së kaluar.

Ju sugjerojmë

Pranimi i dokumenteve të Serbisë nga Specialja/Haxhiu: Paanshmërinë e gjyqtarëve e…
Rajoni

Pranimi i dokumenteve të Serbisë nga Specialja/Haxhiu: Paanshmërinë e gjyqtarëve e…

31 Korrik, 2025 1:57 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

Ra teksa po saldonte portën, humb jetën 68-vjeçari në Divjakë

31 Korrik, 2025 1:41 pm
“Të ndërpritet terrori në Theth”, Berisha për Ramën: Ky njeri e urren veriun!
Aktualitet

Berisha: Dumani, avokat i krimit elektoral të Ramës! Përgjegjës për farsën

31 Korrik, 2025 1:36 pm
Apeli rrëzon ankimimin e vëllait të Veliajt për kontrollet e SPAK
Aktualitet

Apeli rrëzon ankimimin e vëllait të Veliajt për kontrollet e SPAK

31 Korrik, 2025 1:25 pm
Kërkuan rinumërim në Tiranë e Durrës, KAS rrëzon 4 kandidatët e PD-së
Aktualitet

KAS i kërkon KQZ-së që të nisë hetim administrativ për numëruesit e 4 qarqeve

31 Korrik, 2025 1:09 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Aksident në aksin “Cërrik-Gramsh”, humb jetën drejtuesi i motomjetit

31 Korrik, 2025 1:03 pm
Vrasjet e 21 janarit, Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak
Aktualitet

Vrasjet e 21 janarit, Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

31 Korrik, 2025 12:53 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Bashkëjetuesja e kallëzon se mori kredi pa autorizimin e saj, hetime 43 vjeçarit

31 Korrik, 2025 12:42 pm
Altin Dumani: Dosja e Veliajt është ndarë në një fraksion tjetër
Aktualitet

Altin Dumani: Dosja e Veliajt është ndarë në një fraksion tjetër

31 Korrik, 2025 12:40 pm
Frikë nga kufizimi i kompetencave? Dumani: Vendim i politikës! SPAK është..
Aktualitet

Frikë nga kufizimi i kompetencave? Dumani: Vendim i politikës! SPAK është..

31 Korrik, 2025 12:28 pm
Para
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, hapet rruga për formimin e institucioneve të reja

Dështon tentativa e 11-të për konstitutim të parlamentit të Kosovës

Dita e Dëshmorëve të Kombit, krerët e shtetit homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve”

Dita e Dëshmorëve të Kombit, krerët e shtetit homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve”

TE FUNDIT

Pranimi i dokumenteve të Serbisë nga Specialja/Haxhiu: Paanshmërinë e gjyqtarëve e…

Pranimi i dokumenteve të Serbisë nga Specialja/Haxhiu: Paanshmërinë e gjyqtarëve e…
31 Korrik, 2025

Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka thënë të enjten se është njoftuar që Gjykata Speciale në...

Lexo më shumë

Ra teksa po saldonte portën, humb jetën 68-vjeçari në Divjakë

Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
31 Korrik, 2025

Një 68-vjeçar ka humbur jetën në Divjakë, pasi ra nga një portë gjatë punës për saldimin e saj. Sipas uniformave blu...

Lexo më shumë

Berisha: Dumani, avokat i krimit elektoral të Ramës! Përgjegjës për farsën

“Të ndërpritet terrori në Theth”, Berisha për Ramën: Ky njeri e urren veriun!
31 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat ka hedhur poshtë deklaratat e kreut të Prokurorisë së...

Lexo më shumë

Apeli rrëzon ankimimin e vëllait të Veliajt për kontrollet e SPAK

Apeli rrëzon ankimimin e vëllait të Veliajt për kontrollet e SPAK
31 Korrik, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimimin e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com