Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“U diplomova në Kebrixh dhe iu bashkova PS për vizionin”, Këllici i nxjerr “sekretin” zyrtares së PS

2024/09/12 at 10:27 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“U diplomova në Kebrixh dhe iu bashkova PS për vizionin”, Këllici i nxjerr “sekretin” zyrtares së PS

Ilva Gjuzi është nënkryetare e Asamblesë së Partisë Socialiste, e zgjedhur në këtë detyrë së fundmi 1 vit pas anëtarësimit dhe angazhimit të saj me këtë parti.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ku ka treguar se ka përfunduar studimet për arkitekturë në Universitetin e Kembrixh dhe është kthyer në Shqipëri, ku dhe u angazhua në politikë përmes Partisë Socialiste.

Ajo thotë se zgjodhi socialistët për shkak të vizionit që kanë treguar si forcë politike.

Por të ftuarit e tjerë në studio shfaqën skepticizëm rreth arsyeve përse u anëtarësua në PS, për sa kohë nuk përmendi bindje politike apo trashëgimi familjare politike.

Në diskutim u përfshi dhe Belind Këlliçi, drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, i cili zbuloi se babai i saj, që vjen nga fusha e sipërmarrjes, ka qenë kreu i njësisë administrative të Golemit me Partinë Socialiste.

Ilva Gjuzi: Unë jam nënën e 3 fëmijëve, para 10 vitesh u ktheva në Shqipëri pasi u diplomova në Universitetin e Kembrixh, kam studiuar për arkitekturë. Jam kthyer në Shqipëri sepse besoj që Shqipëria është vendi më i mirë në botë me gjithë të metat dhe të këqijat që mund të ketë. Besoj te puna, te orët e punës, te kilometrat. Unë jam këtu sepse besoj që kam kapacitetin për të dhënë kontribut për vendin tim. Është detyra morale e kujtdo që ka kapacitet të kontribuojë për vendin.

Blendi Fevziu: Ju jeni nënkryetare e Asamblesë Socialiste e zgjedhur. Brenda 1 viti ky katapultim nga anëtarësim brenda 1 viti nënkryetare e Asamblesë është i zakonshëm?

Ilva Gjuzi: Nuk është katapultim. Unë vij nga sektori privat, vij nga sipërmarrja, jam një njeri që e njoh terrenin, i njoh orët e punës dhe që di po nuk punove nuk arrin askund. Kur u hap Akademia e PS thashë po shkoj të aplikoj.

Blendi Fevziu: Pse nuk shkove te PD-ja për shembull të mësoje?

Ilva Gjuzi: Këtë duhet të pyesim partinë tjetër pse nuk më ka tërhequr.

Blendi Fevziu: Ti ishte e hapur për të dyja?

Ilva Gjuzi: Absolutisht. Unë jam një person që nuk më intereson kush është partia ku aderoj. Unë shikoj punët e bëra, shikoj vizionin, shikoj sistemin dhe them këtu. Unë nuk kam nevojë të jem në politikë. E kam ndërtuar jetën time pa qenë në politikë fare. Nuk kam trokitur në derën e PS sepse kam nevojë për një punë.

Armand Shkullaku: A ke një bindje politike?

Ilva Gjuzi: Politikën e kam ndjekur nga jashtë.

Blendi Fevziu: Po vetë keni pasur emocione politike?

Ndërhyn Armand Shkullaku: Keni pasur traditë familjare?

Ilva Gjuzi: Unë pëlqej njerëzit që i qëndrojnë të vërtetë vetvetes, pavarësisht nuk mund të ndaj me të gjithë të njëjtat opinione. Ajo çka PS ka ofruar në gjithë këto vite, pra ka pasur një vizion, një program, dhe unë besoj që Shqipëria sot është një vend më i mirë se çfarë ishte 11 vite më përpara. Madje më është ofruar dhe PD kur sapo kam ardhur në Shqipëri. I thashë, faleminderit por nuk bëj për ju.

Belind Këlliçi: Nuk ka asgjë të keqe të kesh dhe traditë familjare, duhet të jeni transparente dhe të thoni që babai juaj ka qenë kreu i njësisë administrative të Golemit me Partinë Socialiste.

Ilva Gjuzi: Po, para 8 muajsh, e vërtetë kjo.

Belind Këlliçi: Atëherë a ka qenë funksionar i PS? S’ka asgjë të keqe, unë nuk e mohoj.

Ilva Gjuzi: Unë jam demokrate socialiste. Babai im është një person që nga viti ’90 ka qenë sipërmarrës dhe atë pozicionin që ka pasur e ka pasur për kontribut. Unë jam një demokrate socialiste. Në perceptimin tim, ky është modeli i demokratëve të Amerikës ose i liberalëve të Anglisë./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së
-U tha në Opinion

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

16 Tetor, 2025 10:51 pm
Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj
-U tha në Opinion

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj

16 Tetor, 2025 9:44 pm
“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…
-U tha në Opinion

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…

16 Tetor, 2025 9:38 pm
Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë
-U tha në Opinion

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë

16 Tetor, 2025 9:29 pm
Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të dy fëmijë
Bota

Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të dy fëmijë

16 Tetor, 2025 7:53 pm
Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College
Aktualitet

Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College

16 Tetor, 2025 6:53 pm
Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin
Kronikë

Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin

16 Tetor, 2025 6:50 pm
Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak
Aktualitet

Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak

16 Tetor, 2025 6:47 pm
Kushtetuesja “rrëzon” Begajn për mandatin e Sonila Bejtjes
Aktualitet

Kushtetuesja “rrëzon” Begajn për mandatin e Sonila Bejtjes

16 Tetor, 2025 6:38 pm
FOTO/ “Ngatërroi grup në WhatsApp”, Bardhi nxjerr mesazhin e Ballës: Ishte skenar…
Kryesore

FOTO/ “Ngatërroi grup në WhatsApp”, Bardhi nxjerr mesazhin e Ballës: Ishte skenar…

16 Tetor, 2025 5:54 pm
Para
“Grup kriminal”, Këlliçi akuza për drejtuesit e qarqeve të PS, përjashton njërin: Më pak i fajshëm

“Grup kriminal”, Këlliçi akuza për drejtuesit e qarqeve të PS, përjashton njërin: Më pak i fajshëm

Shkullaku: Sikur PD të vendosë Harrisin në Shkodër e Macronin në Gjirokastër, prapë nuk fiton dot

Shkullaku: Sikur PD të vendosë Harrisin në Shkodër e Macronin në Gjirokastër, prapë nuk fiton dot

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 13 shtator 2024

TE FUNDIT

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së
16 Tetor, 2025

Procesi i gjykimit të katër liderëve të UÇK-së në Hagë ka arritur shifra marramendëse. Në një lidhje direkte me emisionin...

Lexo më shumë

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj
16 Tetor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar në emisionin “Opinion” se partia më e madhe opozitare do...

Lexo më shumë

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…
16 Tetor, 2025

Gazment Bardhi, kryetari i Grupit Parlamentar i PD thotë se Presidenti Bajram Begaj duhet të shkarkohet edhe për shkak të...

Lexo më shumë

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë
16 Tetor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka zbuluar në emisionin “Opinion” të gjitha arsyet pse selia blu kërkon...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com