Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U diagnostikua me sëmundje të rëndë, nëna i vendos djalit dhe nuses unazat

2020/01/19 at 6:04 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
U diagnostikua me sëmundje të rëndë, nëna i vendos djalit dhe nuses unazat

Rubrika ”Ka një mesazh për ty” në Tv Klan ka sjellë sot historinë e dhimbshme të zonjës Valbona. Ajo është diagnostikuar me një sëmundje tumorale dhe prej disa vitesh është duke luftuar për jetën e saj, duke iu nënshtruar kimioterapive dhe trajtimeve të ndryshme.

Ndihet e lodhur, por familja e ka mbështetur së tepërmi. Ajo ka një dëshirë të madhe dhe prandaj në studio ka sjellë djalin Arditin dhe të fejuarën e tij.

Arditi gjatë gjithë rrëfimit të saj ishte prezent dhe nuk i ka mbajtur dot lotët. Dëshira e mamasë së tij ishte që ai dhe nusja e tij të vazhdonin jetën e tyre sepse ata e kanë stopuar atë, për të qëndruar pranë saj. Gjithashtu Valbona ka kërkuar që në studion e Tv Klan, t’u vendosë unazat djalit dhe nuses.

Valbona: Ishim të gëzuar dhe të lumtur, por jeta kështu e dashka dhe kështu qenka. Sapo mendova se i kisha venë në gjitha në terezi u dignostikova me një sëmundje tumorale. Pasi bëra operacionin më thanë që duhet të bëja kimioterapi. Para dy vitesh, Arditi iu ofrua një mundësi punësimi në Gjermani, por si më thanë për kimioterapi, ai u step. Unë i them: Ardit ik se pse ne s’të ndihmojmë dot ty, por ti na ndihmon ne, prandaj duhet të ikësh të keqen mami. Por ai me kokën përdhe më thotë: O ma si të iki unë, si t’ju lë ju? 75% e zemrës sime më thotë mos ik dhe 25 % më thotë ik, si t’ju lë unë vetëm ju? Pastaj filluam kimioterapitë, vazhduam 6 muaj, unë mendoj se u bëra mirë dhe të gjithë u gëzuan, por prapë pas 9 muajsh diçka e re u zgjua dhe unë fillova prapë analiza, kimioterapi dhe akoma vazhdoj. Jam shumë e lodhur Ardit, si nga ana shpirtërore ashtu edhe financiare. Por nuk e dija se kisha kaq njerëz të dashur, nuk e dija se kisha kaq njerëz rreth vetes që sikur ti numëroja, ose t’i kisha futur në këtë zyrë ka shumë të bukur do ishte mbushur plot dhe nuk do t’i nxinte.

Ardit Gjebrea: Ti ke ftuar Arditin dhe të shoqen?

Valbona: Po!

Ardit Gjebrea: Pse i ke ftuar?

Valbona: Ardit doja të thoja se edhe në çdo seancë kimioterapie, nuk e dija se dhe ajo më donte kaq shumë. Në çdo seancë kimioterapie, përveç dhuratave që më sjellin, dashuria më e madhe e tyre është prezenca e tyre, shtrëngimi i duarve që mua më heqin ligështinë. Ata me një buzëqeshje më thonë: Ne tani mbushim 5 vjet bashkë, t’i çfarë do na bësh? Dhe unë në heshtje kam menduar këtë surprizë për ata, që unë t’ju jap një mesazh të ecin, të më lënë mua, të shikojnë jetën e tyre se i kam mbajtur peng. Dua t’ju shpreh këtu në këtë sallë të mrekullueshme të më trashëgohen, me jetë të lumtur dhe t’ju vija unazën këtu në Tv Klan. Kjo ishte dëshira ime më e madhe.

Dëshira e saj plotësohet sepse Valbona i vendos në studio unazën djalit dhe nuses së tij Shefiko dhe të tre nuk arrijnë të mbajnë dot lotët. /Burimi: TV Klan

Ju sugjerojmë

Ishte me pushime? Mungesa e Ronaldos në varrimin e Diogo Jotës bën bujë
Sport

Ishte me pushime? Mungesa e Ronaldos në varrimin e Diogo Jotës bën bujë

5 Korrik, 2025 5:52 pm
Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur

5 Korrik, 2025 5:28 pm
Rriten ankesat e qytetarëve për policinë
Aktualitet

Rriten ankesat e qytetarëve për policinë

5 Korrik, 2025 5:14 pm
Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë
Bota

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

5 Korrik, 2025 4:54 pm
Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend
Aktualitet

Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

5 Korrik, 2025 4:37 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Ngërçi politik në Kosovë/DW:Votimi i fshehtë apo i hapur – kjo është çështja

5 Korrik, 2025 4:28 pm
Velipojë, shtohen hapësirat publike/Rruga Shëngjin-Velipojë me ndikim pozitiv
Aktualitet

Velipojë, shtohen hapësirat publike/Rruga Shëngjin-Velipojë me ndikim pozitiv

5 Korrik, 2025 4:17 pm
Mbyllet kapitulli i rinumërimit të votave/Asnjë ndryshim në përbërjen e parlamentit
Aktualitet

Mbyllet kapitulli i rinumërimit të votave/Asnjë ndryshim në përbërjen e parlamentit

5 Korrik, 2025 3:53 pm
Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës: I rremë! Mesazhi i ardhur nga..
Aktualitet

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës: I rremë! Mesazhi i ardhur nga..

5 Korrik, 2025 3:49 pm
Shtimi i pasagjerëve në TIA/ Malaj: Turizmi, sektor kyç për zhvillimin ekonomik
Aktualitet

Shtimi i pasagjerëve në TIA/ Malaj: Turizmi, sektor kyç për zhvillimin ekonomik

5 Korrik, 2025 3:38 pm
Para
PD: Veliaj ka dhënë leje për ndërtimin e një kulle tjetër

PD: Veliaj ka dhënë leje për ndërtimin e një kulle tjetër

Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari

Mashtrim me kreditë/ Zbulohet skema që përdorte grupi prej 6 personash

Ish-deputetja: Çfarë pret LSI prej miratimit të Reformës Zgjedhore

Ish-deputetja: Çfarë pret LSI prej miratimit të Reformës Zgjedhore

TE FUNDIT

Ishte me pushime? Mungesa e Ronaldos në varrimin e Diogo Jotës bën bujë

Ishte me pushime? Mungesa e Ronaldos në varrimin e Diogo Jotës bën bujë
5 Korrik, 2025

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo nuk mundi të merrte pjesë në funeralin e Diogo Jota këtë të shtunë, në mëngjes....

Lexo më shumë

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur
5 Korrik, 2025

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shijan. Sipas informacioneve të para,...

Lexo më shumë

Rriten ankesat e qytetarëve për policinë

Rriten ankesat e qytetarëve për policinë
5 Korrik, 2025

Sjellja e punonjësve të policisë ndaj qytetarëve vijon të mbetet një sfidë tejet e vështirë për uniformat blu. Ky fakt...

Lexo më shumë

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë
5 Korrik, 2025

Sipas Shërbimit Sekret Gjerman BND dhe dy agjencive holandeze të shërbimit sekret MIVD dhe AIVD, Rusia po rrit përdorimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com