Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Korçë, ku është gjetur i pajetë në rezervuarin e Gjançit një 25-vjeçar i identifikuar si Fridman Xhaferraj.
Sipas News24 po hetohet në dy pista, ku kryesorja është ajo e prishjes së pazareve të drogës, por që nuk përjashtohet as pista e vrasjes për motive banale.
Ndërkohë që bëhet me dije se viktima është gjetur i lidhur nga duart, në momentin që ka dalë në sipërfaqe të rezervuarit. Në bazë të informacioneve, ai njihej si person problematik nga Policia e Fierit dhe e Lushnjes, si përdorues i lëndëve narkotike.
Në trupin dhe kokën e 25-vjeçarit janë konstatuar shenja dhune, çka dëshmonte se i riu para se të hidhej në ujërat e rezervuarit të Gjençit është dhunuar./Opinion.al