Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U dhunua nga një grup personash në Sarandë, avokati: Nuk i njihja

2021/07/05 at 9:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
U dhunua nga një grup personash në Sarandë, avokati: Nuk i njihja

Marjel Mejdi (Mejdini), avokati i cili u dhunua  sot në Sarandë ka treguar dinamikën e ngjarjes.


Në një intervistë për “News24”, avokati thotë se nuk ka pasur konflikte. Mejdi deklaron se sot i kishin zënë pritë me një makinë të zezë në dalje të një lokali në Portin e Sarandës, ku disa persona kanë filluar ta qëllojnë me sende të forta në kokë dhe pjesë të tejra të trupit.

Marjel Mejdi thotë se nuk personat që i sulmuan nuk i njihnte, teka thekson se ata e kanë vëzhguar gjatë kohës që ai ka qenë në ambientet e një lokali.

 “Isha te lokali i portit, piva kafe me një shokun tim. Mora makinën për të dalë nga porti, m’u te dera, sa del, një Porsche e zezë më kishte zënë rrugën. Prita në makinë, që ta hapte rrugën. Ndërkohë, fraksion sekondi m’u sulën disa persona me hekura, shkopinj, sende të forta. Nuk i kisha parë asnjëherë këta persona. Më sulmuan, më gjuajtën në makinë njëherë. Isha bashkë me një shok, u munduam të iknim që të shpëtonim, se ishin shumë veta. Nuk kishim çfarë të bënim. Më ndoqën nga mbrapa nja 30-40 metra. Më erdhi njëri, se unë ika në një moment, por ai më gjuajti në kokë dhe rashë në shesh. Nuk pushonin së gjuajturi. Me hekura, me shkopinj, nuk pushonin së gjuajturi. Unë qëndrova një orë brenda në lokal dhe nuk besoj të kenë qenë brenda ata, pasi aty ka policë, mund të më kenë ruajtur jashtë”, është shprehur avokati.

Pyetje: Çfarë motivi mund të kenë pasur, që të kanë gjuajtur?

Avokati: Unë personalisht nuk kam asnjë konflikt, por xhaxhai im është në konflikt gjyqësor me ca nga Mamurrasi, që quhen Fufi, dhe një Aleks Rexha nga Gjirokastra, të cilët pretendojnë një pronë që xhaxhai imë e ka me hipotekë. Jemi në proces gjyqësor, xhaxhai i ka fituar dy masat e sigurisë në Shkallë të Parë dhe në Sarandë dhe është në Gjyq Themeli, po shqyrtohet. Është rast i përsëritur, se përveç meje që më masakruan sot, kanë masakruar dhe para dy muajsh xhaxhain tim, Ilir Mejdini, njësoj, me hekura e me gjëra, 10 veta. Kanë masakruar dhe kushëririn tim, i kanë carë kokën, me qepje e gjëra. Më kanë ardhur mua në Tiranë, poshtë shtëpisë, të më gjuajnë. Kam lajmëruar Ardi Veliun në telefon, sepse unë kam qenë ish-drejtor në Ministrinë e Brendshme. Është marrë masë, i kanë marrë, i kanë kapur, i kanë lëshuar prapë.

Pyetje: Po sot pse e quajtën konflikt të çastit?

Avokati: Nuk e di fare. Unë s’kam asnjë konflikt me asnjë, është një sulm i egër barbar, i pamëshirshëm, që të na bëjnë presion, që të heqë dorë xhaxhai im nga prona. Unë kam nja 3-4 ditë që kam ardhur në Sarandë. Erdha se kishim gjyq sot, ndodhi pas gjyqit ky muhabet. Gjyqi vazhdon, është në avantazhin tonë, sepse ne kemi fituar masat, jemi pronarë. Si duket njerëz të tillë, primitivë, nuk janë mësuar të zbatojnë rregullat e shtetit. Këtu kanë zbarkuar bandat, këtu ka vetëm banda, që vijnë e gjuajnë. Nuk është rasti im i parë, në Sarandë është situata shumë e rëndë nga bandat, nga njerëz që gjuajnë. Nuk jam i vetmi rast unë. Uroj që shteti të funksionojë dhe t’i vërë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë bërë këtë masakër ndaj meje, ndaj xhaxhait tim dhe ndaj kushëririt tim, Albano Kuçi

Etiketa: avokatidhunaMarjel Mejdisarande


Ju sugjerojmë

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit
Aktualitet

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

30 Dhjetor, 2025 6:06 pm
Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut
Bota

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

30 Dhjetor, 2025 5:12 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

30 Dhjetor, 2025 4:04 pm
Beyonce shpallet miliardere nga Forbes
InstaBIZ

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes

30 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar
Bota

Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar

30 Dhjetor, 2025 2:43 pm
A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?
Bota

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

30 Dhjetor, 2025 2:41 pm
SHBA-të kryejnë sulmin e parë tokësor kundër karteleve të drogës brenda Venezuelës
Bota

SHBA-të kryejnë sulmin e parë tokësor kundër karteleve të drogës brenda Venezuelës

30 Dhjetor, 2025 2:20 pm
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

U sulmua shtëpia e Putin?Trump i zemëruar, Rusia: Do pushtojmë të gjithë Zaporizhian

30 Dhjetor, 2025 2:16 pm
Hetimet ndaj AKSHI-t, Rama: Karçanaj sot rri në “arrest shtëpie” në banesë me qira
Politikë

Hetimet ndaj AKSHI-t, Rama: Karçanaj sot rri në “arrest shtëpie” në banesë me qira

30 Dhjetor, 2025 2:13 pm
Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj
Kryesore

Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj

30 Dhjetor, 2025 2:12 pm
Para
Albin Kurti: BE-ja t’i mbajë premtimet

Albin Kurti: BE-ja t’i mbajë premtimet

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Mbërrijnë 16,380 doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri

Mbërrijnë 16,380 doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri
















TE FUNDIT

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit
30 Dhjetor, 2025

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakaçi, deklaroi sot se janë marrë të gjitha masat për garantimin...

Lexo më shumë

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut
30 Dhjetor, 2025

“Botërori 2026” do të jetë turneu më i madh dhe më i pasuri në historinë e futbollit, përfshirë këtu të...

Lexo më shumë

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
30 Dhjetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja mund ta mbështesë një tjetër sulm të madh kundër...

Lexo më shumë

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes
30 Dhjetor, 2025

Beyoncé është shpallur miliardere nga Forbes, duke e bërë atë muzikanten e pestë që i bashkohet listës së njerëzve më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com