Kamerieri Gazment Kurmaku, i dhunuar pak ditë më parë nga një klient në një restorant në dalje të Elbasanit, ka ndërruar jetë këtë mbrëmje.
50-vjeçari ndodhej prej 5 ditësh në vdekje klinike në Spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Më datë 2 Tetor Gazment Kurmaku, i cili ishte shef shërbimi në një restorant u qëllua me grushte dhe sende të forta nga Erion Llapushi, i cili nuk pranoi faktin që tavolina ku ishte ulur ishte rezervuar. Llapushi e goditi kamarierin me grushta dhe sende të forta, ndërsa 50-vjeçari ra duke përplasur kokën. Si rezultat përfundoi në gjendje kome. Autori Erjon Llapushi është ende në arrati./Opinion.al
Foto: Autori, Erion Llapushi