Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U dhunua në spitalin e Fierit,I riu:Si nisi sherri,mjeku mori zemër pasi..

2021/05/27 at 9:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
U dhunua në spitalin e Fierit,I riu:Si nisi sherri,mjeku mori zemër pasi..

Emisioni “Stop” transmetoi pak ditë më parë rastin e dhunës çnjerëzore të mjekëve të Fierit ndaj Ardit Klimës. Ky i fundit u arrestua pasi mjekët pretenduan se ishte 32-vjeçari që kishte goditur bluzat e bardha.


Arditi pretendon, se të atit me ishemi cerebrale, nuk i ishte dhënë ndihma e duhur. Në kushtet e debatit me mjekët, këta të fundit e dhunuan dhe e denoncuan Arditin. Por se si qëndronte e vërteta u zbulua përmes një audio-regjistrimi nga momenti i dhunës.  Pasi la qelinë, Ardit Klima dëshmoi për emisionin “Stop” rrjedhën e ngjarjes. Ai thotë, se mjekë e infermierë e kanë dhunuar ndërsa ai vetëm është vetëmbrojtur.

Gazetari: Ka qenë e vërtetë çfarë është transmetuar apo fshihej diçka tjetër?

Ardit Klima: Ajo është shumë e vërtetë, shumë reale. Është qershia mbi tortë, pika mbi i që ndodhi ajo përplasje pas një muaji e një javë lufte vetëm me babanë kundër të gjithëve.

Gazetari: Ti realisht e ke goditur apo e ke shtyrë?

Ardit Klima: S’ka shanse. Nuk ma lejon edukata njëherë që të veproj fizikisht.

Gazetari: E ke prekur apo jo?

Ardit Klima: Fare! Vetëm me gisht i kam thënë “Të lutem shko te dhoma e babait, bëj detyrën”. Më thotë “Dil jashtë ti se në prezencën tënde nuk e bëj detyrën”. Dakord dal unë thashë vetëm të shikoj që po shkon te dhoma babait sepse ishte në korridor ky muhabet. Dhuna fizike ndodhi sepse Enveri në këtë kohë që i them unë shko te babai ishte duke folur me një doktor tjetër. Ai doktor është i hemodinamikës. Enver Halili nuk po i kërkonte ndihmë mjekësore, profesionale se çfarë thoshte, por po i kërkonte ndihmë mafiozllëku. Pozicioni ishte Enveri këtu dhe doktori këtu që ndërhyra unë në mes dhe i thashë të lutem ndërhy se me këtë (mjekun tjetër) nuk kisha punë fare unë. As nuk e njihja. E kisha parë si fytyrë se nuk ka lidhje me babain tim. Sherrin e nisi Ndriçim Kallashi që me forcë më shtyu në dhomë. Enveri merr zemër. Më shtyjnë të dy brenda. Në këtë moment të dy brenda këta s’kishte më se kishte sharje dhe fyerje nga më të rëndat. U ndodha i papërgatitur. Në moment hynë edhe dy infermierët që i njoh si fytyra se emrat nuk ua di sepse janë të Kardiologjisë, nuk kanë lidhje me cerebralen e babait.

Gazetari: Ndërhynë dhe ata?

Ardit Klima: Po, u bënë katër. Unë marr karrigen edhe për të tentuar që ta mbaja para që shkelmat mos t’i haja unë por karrigia. Më neutralizuan për të më shqyer jo për të më rrahur.

Gazetari: Është e vërtetë që ti e ke përplasur kokën në dysheme apo ndoshta diku tjetër siç ka deklaruar doktori?

Ardit Klima: Nuk është e vërtetë.

Gazetari: Ti në gjithë këtë histori e quan veten fajtor në një farë mënyre?

Ardit Klima: Fare!

Gazetari: Po presioni ose urdhrat që ke dhënë herë pas here?

Ardit Klima: Unë nuk jap urdhra. Unë thjesht jam reanimator i babait tim. Ka problem cerebral, thirret neurologu. Ka problem kardiak thirret kardiologu. Ka problem stomaku thirret gastroepatologu.

Gazetari: Të është bërë ekzaminimi mjeko-ligjor?

Ardit Klima: Jo! Më erdhi mjeku-ligjori pas 100 kërkesave të mia. Më tha që ishte në Tiranë dhe nuk e kishin vënë në dijeni.

Gazetari: Zyrtarisht kemi diçka të faktuar zyrtare në raport mjeko-ligjor apo ti vazhdon akoma të kesh këto shenja?

Ardit Klima: Nuk e di çfarë ka bërë Blerimi nga mbrapa, e ka shkruar apo jo, por aty m’u përgjigj si shok.

Arditi deklaroi, se luftën e ka me sistemin e kalbur mjekësor, policor dhe gjyqësor.

Ardit Klima: Unë nuk e kam luftën me doktorin, me gjykatësin, me prokurorin, me avokatin, me asnjë. Unë e kam luftën me sistemin e kalbur mjekësor, sistemin e kalbur policor, sistemin e kalbur gjyqësor. Drejtësi nuk ka se po të kishte nuk do të ndodhte rrahja ime brutale, mbajtja ime katër ditë e katër netë, 96 orë, maksimumi në dhomat e paraburgimit. “Mbyllja gojën qenit”, mos të flasë, pa komunikim, pa dritë dielli, pa ajër se edhe dritaret ishin të mbyllura dhe shyqyr që m’u la seanca të martën, shumë vonë, por shyqyr dhe dola. Bëra vetë avokatin mbrojtës se nuk kisha asnjë avokat./tvklan.al

 

 

 

Etiketa: dhunaSpitali i Fierit


Ju sugjerojmë

FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike
Sport

FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike

2 Tetor, 2025 7:06 pm
Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin
Aktualitet

Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin

2 Tetor, 2025 6:57 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin: E pamundur të besohet se Rusia do të sulmojë vendet e NATO-s

2 Tetor, 2025 6:12 pm
Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
Bota

Izraeli jep paralajmërimin e fundit për Gazën: Largohuni në jug të vendit

2 Tetor, 2025 5:44 pm
Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri
Aktualitet

Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

2 Tetor, 2025 4:51 pm
Arrestimet e ish-zyrtarëve, Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit, kompanitë të bëjnë vetëdeklarim
Aktualitet

Zgjedhjet për Tiranën më 9 nëntor, Veliaj:Dekreti presidencial është antikushtetues

2 Tetor, 2025 4:10 pm
Tërmeti në Filipine, humbin jetën mbi 70 persona
Sport

Tërmeti në Filipine, humbin jetën mbi 70 persona

2 Tetor, 2025 3:27 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, mbetet në burg Erion Veliaj

2 Tetor, 2025 2:47 pm
Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë
Sport

Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë

2 Tetor, 2025 2:43 pm
Vrasja e Edmir Bregut, Avdylajt dhanë urdhër, ndihmës edhe vëllai i deputetit të PS
Kronikë

Vrasja e Edmir Bregut, Avdylajt dhanë urdhër, ndihmës edhe vëllai i deputetit të PS

2 Tetor, 2025 2:27 pm
Para
Berisha: Avokatin francez ma rekomanduan miqtë, dosja do shkojë në gjykatë

Berisha: Avokatin francez ma rekomanduan miqtë, dosja do shkojë në gjykatë

Çantat me kanabis, arrestohen 2 shqiptarë në Janinë

Çantat me kanabis, arrestohen 2 shqiptarë në Janinë

Berat/I burgosuri varet me çarçafë, dërgohet rëndë në spital

Denoncimi/I dënuar gabimisht, babai i 2 fëmijeve mbahet në burgun e Fierit
















TE FUNDIT

FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike

FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike
2 Tetor, 2025

Ashtu siç pritej, FIFA nuk e përjashtoi futbollin izraelit nga garat ndërkombëtare. Këshilli i organit më të lartë të futbollit botëror, u mblodh këtë...

Lexo më shumë

Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin

Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin
2 Tetor, 2025

Video e kryeministrit Edi Rama në samitin e Komunitetit Politik Evropian, ka marrë edhe vëmendjen e medias britanike The Telegraph....

Lexo më shumë

Putin: E pamundur të besohet se Rusia do të sulmojë vendet e NATO-s

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
2 Tetor, 2025

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë zërat se Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s. Sipas mediave të...

Lexo më shumë

Izraeli jep paralajmërimin e fundit për Gazën: Largohuni në jug të vendit

Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
2 Tetor, 2025

Ushtria izraelite ka dhëne paralajmërimin e saj të fundit për banorët e qytetit të Gazës që të zhvendosen drejt jugut....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com