Aktualitet

U dhunua në azil,dalin pamjet kur e moshuara protestonte për gjetjen e eshtrave të djalit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:01 - 09/11/22 |
Opi Nion

E moshuara M.Nura që u dhunua në fillim të Nëntorit në një azil në Pejë të Kosovës, është nëna e dëshmorit të UÇK-së Taulant Nura.

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka publikuar për herë të parë foton kur M.Nura protestonte dikur për gjetjen e eshtrave të djalit të saj të vrarë, si dhe të ushtarëve të tjerë të UÇK-së të pagjetur në atë kohë.

Dhëndri i të moshuarës, në intervistën me gazetarin Spartak Koka, ka treguar se M.Nura protestonte vazhdimisht vite më parë deri sa u arrit që të gjendeshin eshtrat e djalit të saj të ndjerë, por edhe të të pagjeturve të tjerë.

Spartak Koka: Ju më keni thënë që ka protestuar për gjetjen e eshtrave të djalit?

Dhëndri i të dhunuarës: Po po, pas luftës janë organizuar shumë protesta për gjetjen e eshtrave, për kthimin e trupave të të pagjeturve. Është në protestë për kërkimin e eshtrave të gjithë atyre që nuk kanë ditur dhe akoma nuk dinë, ka ende të pagjetur.

Spartak Koka: Ajo vendosmëri kërkonte dhe protestonte që t’i gjendeshin eshtrat e djalit.

Dhëndri i të dhunuarës: Ka qenë pjesëmarrëse aktive thuajse në të gjitha protestat e organizuara të asaj kohe me shumë nëna të tjera në kërkim të bijve dhe bijave të tyre.

Spartak Koka: U arritën të gjendeshin eshtrat?

Dhëndri i të dhunuarës: Një pjesë po. Janë gjetur, është varrosur në kodrën e Çevratit. Më andej është rihapur, është plotësuar me disa eshtra shtesë. Domethënë, vuajtje saqë kjo ngjarja e fundit nuk e ka merituar për t’i ndodhur./ Tv Klan

Pas