Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë.
Ram u shpreh se “Nuk e di se sa vullnet i mirë u desh për ta pastruar truallin e Namazgjasë të kthyer në një shesh pazari të imponuar në hapësirën e nevojës së besimtarëve myslimanë, për ta pasur tempullin e tyre.”
Rama: Xhamia e madhe është trashëgimi e një populli të tërë e cila mishëron atë që profeti ka thënë ‘unë jam lutja e Ibrahimit dhe ëndrra e nënës sime’. Frut i lutjeve dhe përpjekjeve dhe besimit islam i dashamirësisë së vëllezërve më çon në 14 nëntor të vitit 2014 kur fillesën e kësaj pune të bekuar e pata quajtur si çlirimi i Namazgjasë. Nuk e di se sa vullnet i mirë u desh për ta pastruar truallin e Namazgjasë të kthyer në një shesh pazari të imponuar në hapësirën e nevojës së besimtarëve myslimanë, për ta pasur tempullin e tyre.