Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka njoftuar se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos është stabël.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, mësohet se Janullatos u transferua një ditë më parë me një avion ushtarak për mjekim në Athinë dhe paraqitet në gjendje të qëndrueshme.
“Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ishte i shtruar prej disa ditësh në një nga spitalet e Tiranës. Gjendja e tij paraqitej përgjithësisht e stabilizuar, por për diagnostifikim më të specializuar, mjekët sugjeruan të dërgohet jashtë dhe dje, më datë 3.01.2025, u dërgua në Athinë.
Sipas deklaratës së mjekëve të spitalit të Ungjillëzimit, në Athinë, ku po trajtohet, me gjithë historikun e tij të sëmundjeve të ndryshme, gjendja e tij shëndetësore është stabël dhe po ndiqet nga mjekët specialistë”, njofton Kisha Ortodokse.