Bota

U dënua nga Rusia për spiunazh,marinsi amerikan nxit debate mes dy vendeve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:10 - 15/06/20 |
el ida

Një gjykatë në Rusi ka shpallur fajtor për spiunim, ish-pjesëtarin e marinës amerikane, Paul Whelan.

Gjykata në Moskë i ka caktuar Whelanit dënimin prej 16 vjetëve burgim, në një proces gjyqësor të mbajtur me dyer të mbyllura, për shkak të të dhënave që përfshijnë materiale të klasifikuara si dhe me qëllim të ruajtjes së distancës, pas shpërthimit të koronavirusit.

Whelan, 50-vjeçar, që ka edhe shtetësi britanike, kanadeze dhe irlandeze, është arrestuar në Moskë, në dhjetor të vitit 2018, teksa në muajin mars të këtij viti ka nisur procesi gjyqësor ndaj tij.

Prokurorët kanë pretenduar se kanë gjetur një disk me informacione të klasifikuara, në pronësi të Whelanit, ndërsa vetë ai ka mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat dhe pretendon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

Whelan insiston se ka qenë shef për siguri globale në një kompani amerikane që shet pjesë për makina, në kohën kur është arrestuar dhe se ai dhe familjarët e tij insistojnë se ai ka vizituar Rusinë për të marrë pjesë në një dasmë.

Para vendimit, zyrtarët amerikanë i kanë bërë thirrje Moskës që të lirojë Whelanin, pas kritikave ndaj autoriteteve ruse për “trajtim të turpshëm” të tij.

Ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan, deklaroi se gjykimi nuk ka qenë as i drejtë as transparent, dhe se nuk ka të dhëna për ndonjë krim të kryer nga Whelan./Opinion.al

Pas