Aktualitet

U dënua me burg nga GJKKO për korrupsion në zgjedhje, kapet 47-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:46 - 15/01/23 |
Opi Nion

Një 47-vjeçar, është vënë në pranga nga policia në Pukë, pasi akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Vasil Shabani është dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më 10 Janar 2023 me 8 muaj burgim.

Shabani u kap disa javë para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 në Pukë, ku po qarkullonte me të dhënat e 27 qytetarëve dhe fleta të ngjashme si ajo e votimit me vete. Atij iu gjetën gjithashtu edhe 500 mijë Lekë të rinj që dyshohet se do i shpërndaheshin votuesve.

“Në Pukë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit Vasil Shabani, 47 vjeç, banues në fshatin Buzhalë, Pukë. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, me Vendim Penal datë 10.01.2023, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim, për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

Pas