Policia e Fierit ka vënë në pranga babë e bir pas denoncimit që erdhi nga qytetarët. Ata u arrestuan pasi në shtëpinë e tyre në Patos iu gjetën 31 kilogramë kanabis.
Të arrestuarit B.G, 51 vjeç dhe A.G, 27 vjeç e ushtronin aktivitetin edhe në servisin e kasetofonave, ku policia gjeti disa doza të tjera me kanabis.
Policia thotë se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Opinion.al