Dy punonjës të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së territorit, në degën e Tiranës janë shkarkuar nga puna vetëm pak minuta më parë, pasi janë filmuar duke marrë para nga një qytetar për çështje legalizimi të ndërtesës. Bëhet fjalë për një inspektor dhe drejtorin e Tiranës, Aneld Këndezi dhe Bledar Pullazi, ndaj të cilëve tashmë do të kërkohet ndjekje penale.