Është gjetur sekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku. Qe prej ditës së djeshme ajo rezultonte e zhdukur dhe denoncimi në polici u bë nga bashkëshorti i saj.
Sipas policisë 34-vjeçarja po merret në pyetje në Komisariatin e Lezhës. Ndërsa mësohet se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Në vijim të informacionit për kallëzimin e bërë nga shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin e bashkëshortes së tij nga banesa, sqarojmë se:
Shtetasja K. M., 34 vjeçe, rreth orës 15:30, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe aktualisht po jep sqarime mbi rrethanat dhe motivet e largimit nga banesa”,-njofton policia./Opinion.al