Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“U dëmtuan afresket”,avokati padit Romeon dhe Donaldin, drejtoresha: Kishin leje

2022/05/13 at 2:59 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“U dëmtuan afresket”,avokati padit Romeon dhe Donaldin, drejtoresha: Kishin leje

Vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj, bashkë me këngëtarin Elgit Doda janë paditur nga avokati Esmerald Xhafa. Padia vjen pasi realizimit të videoklip të tyre të fundit në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë.


Sipas avokatit, gjatë xhirimeve të videoklipit, janë dëmtuar afresket e ekspozuara në Muze nga blici dhe drita e përdorur.

Në një deklaratë për gazetarët, ai u shpreh se prokuroria duhet të marrë kamerat brenda muzeut për të vlerësuar dëmtimet e shkaktuara nga veprimet e këngëtarëve brenda institucionit, shkruan panorama.al.

Xhafa tha se “në muze është e ndaluar të fotografosh, jo më të bëhen ato lloj skenash ku dihet çfarë teknologjie është përdorur”.

Esmerald Xhafa: “Një klip është realizuar në ambientet e Muzeut të Artit Kombëtar pavarësisht se pjesëmarrësve se cilët janë. Kur shkon në një muze është e ndaluar të fotografosh, jo më të bësh ato lloj skenash ku dihet se çfarë teknologjie përdoret për t’i realizuar. Normalisht drita dhe blici dëmtojnë afresket që janë të ekspozuara në Muzeun e Artit MNesjetar të Korçës. Kam kallëzuar Ministrinë e Kulturës, Drejtorinë e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, si dhe Drejtorin e Muzeut lokal të Diplomimit sepse një pjesë e filmimeve ishin aty.

Prokuroria të marrë kamerat brenda muzeut dhe të shohë veprimet që janë bërë gjatë realizimet të klipeve, të përcaktojnë ekspertët për të vlerësuar dëmin e shkaktuar të veprave të artit. E kam marrë si qytetar i Korçës, secili që ka dijeni është i detyruar sipas ligjit ta denoncojë. Unë i përkas besimit fetar jo të krishtere, por sa i përket veprave të artit dhe fetare duhet të jemi të përgjegjshëm për ti ruajtur dhe për tu kujdesur për to. Përgjegjësia është fillimisht morale pastaj ligjore”.

Ndërsa drejtoresha e Muzeut, Fjoralba Prifti u shpreh se tre këngëtarëve iu ishte dhënë leja për të realizuar kripin dhe se, gjatë xhirimeve nuk ishte dëmtuar asnjë objekt.

Ajo u shpreh se Muzeu është institucion shtetëror laik dhe jo fetar, ndaj njerëzit “jo vetëm mund ta vizitojnë por edhe ta shohin në një këndvështrim tjetër”.

Pyetjes nëse i duket e moralshme dhe nëse kishte dijeni që videoklip ka edhe femra të zhveshura, ajo u përgjigj se “brenda muzeut u siguruam të mos kishte asnjë skenë që nuk i përshtateshin institucionit”.

“Është miratuar që ky grup të bëjë disa filmime në ambientet e muzeut, gjithmonë duke plotësuar parametrat dhe kushtet e vendosura nga institucioni që është shtetëror laik. Dikur objektet kanë qenë religjioze por në momentin që ato ekspozohen në muze, ai është i hapur për të gjithë, tani janë objekte artistike dhe jo më fetare.

Muzeu është institucion shtetëror laik, dhe nuk ka të njëjtat rregulla si një institucion fetar. Kjo është. Pasi u shqyrtua kërkesa e grupit dhe u lejua, sigurisht që u pyetën dhe u morën masat, brenda kushteve që lejonte Muzeu përcakton u lejua që të zhvillohen xhirimet, nuk kanë përdorur as blic dhe asgjë që mund t’i dëmtojë objektet. Kanë qenë gjithmonë nën vëzhgimin e punonjësve dhe s’kanë dëmtuar asnjë gjë.

Pyetja: Avokati thotë që është e pamoralshme që një grup këngëtarësh kanë kthyer Muzeut e artit mesjetar, i cili ka vlera të mëdha kulturore në një pasarelë mode?

A keni një reagim për këtë? Ju duket e moralshme dhe a e dinit që brenda filmimit do kishte edhe vajza të zhveshura, edhe pse jo jashtë muzeut?

Brenda muzeut u siguruam të mos kishte asnjë skenë që nuk i përshtateshin institucionit. Institucioni shtetëror është i hapur për ata që duan ta vizitojnë dhe ta shohin në një këndvështrim tjetër”,-tha drejtoresha./Panorama.al



Ju sugjerojmë

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
Aktualitet

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

13 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

13 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
Kronikë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

13 Dhjetor, 2025 10:28 am
Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

13 Dhjetor, 2025 10:24 am
Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
Kronikë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

13 Dhjetor, 2025 10:20 am
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

12 Dhjetor, 2025 10:53 pm
Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
Bota

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

12 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor
Bota

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor

12 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare
Kronikë

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare

12 Dhjetor, 2025 7:05 pm
Para
Nis fushata për kreun e PD, zbulohet axhenda e Berishës dhe rivalit të tij

Nis fushata për kreun e PD, zbulohet axhenda e Berishës dhe rivalit të tij

Putin-Scholz: Raundi i tretë i bisedimeve me Ukrainën do të mbahet në fundjavë

Putin dhe Scholz bisedë telefonike, ja çfarë u diskutua

Erdogan: Turqia nuk e mbështet anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Erdogan: Turqia nuk e mbështet anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
















TE FUNDIT

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
13 Dhjetor, 2025

Kreu i PD Sali Berisha në mbedhjen e kryesisë, pasi ka bërë të ditur mbajtjen e protestës së parë kombëtare...

Lexo më shumë

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
13 Dhjetor, 2025

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, kreu Sali Berisha ka kujtuar edhe një herë se e vetmja rrugë e...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
13 Dhjetor, 2025

Dashi Mos u përpiq t’i përballosh të gjitha menjëherë. Mësimi i sotëm për ty është të jesh i duruar. Përballuni...

Lexo më shumë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
13 Dhjetor, 2025

Finalizohet faza e 11-të e operacionit policor të koduar “STORM” për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Kishin marrë një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com