Shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë, pësoi dëmtime të pjesshme prej tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
Lidhur me situatën e krijuar në këtë shkollë, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka deklaruar se mësimi do të zhvillohet me dy turne në pjesën e godinës ku nuk ka probleme dhe nuk përbën rrezik për jetën e nxënësve.
“Vendimin për të hapur një shkollë apo për ta mbajtur të mbyllur e kemi marrë pas vlerësimit të inxhinierëve bashkiakë dhe Institutit të Ndërtimit. Rrjedhimisht, shkolla “Emin Duraku” Tiranë qëndron e HAPUR dhe do të punojë me dy turne, sepse në pjesën më të madhe është plotësisht në rregull. Pjesa e dëmtuar nuk do të përdoret deri në skanimin përfundimtar të saj nga Bashkia”, -është shprehur Shahini./Opinion.al