Shqipëria është duke kaluar ditë vështira pas goditjes së tërmetit 6.4 ballë, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.
Ndërkohë, ditën e sotme ka nisur aksioni për prishjen e objekteve të cilat kanë pësuar dëmtime gjatë lëkundjeve të tërmeteve dhe që paraqesin rrezikshmëri për jetën e njerëzve.
Mësohet se aksioni është përqendruar në një prej hoteleve të shembura në Durrës. Bëhet fjalë për hotelin “Vila Verde”, një ndërtesë 4 katëshe në zonë e plazhit që është shkatërruar komplet nga tërmeti, ndërsa rrezikon dhe ndërtesat e tjera pranë tij./Opinion.al