Një 27-vjeçar në Pogradec është dëmtuar me xham gjatë kryerjes së punimeve në banesën e tij.
Policia në një njoftim për mediat tha se i riu u dëmtua aksidentalisht nga një xham i thyer.
“Mesditën e sotme, në lagjen nr. 1 Pogradec, shtetasi R. S. dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga një xham i thyer, në banesën e tij”, njoftoi policia.
Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup hetimor për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.