Është zbuluar identiteti i diplomates shqiptare në Rusi e cila është dëbuar.
Sipas informacioneve ajo është Jonida Drogu dhe mbante postin e Sekretares së Dytë të Ambasadës Shqiptare në Rusi.
Kujtojmë se lajmi për dëbimin e një diplomati shqiptar nga Rusia ka ardhur si përgjigje e Rusisë kundrejtë Shqipërisë e cila dëboi në 21 janar 2021 një diplomat rus me justifikimin se nuk kishte zbatuar masat kundër COVID-19./Opinion.al