Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U braktis nga familja,i riu i ndryshon jetën vogëlushit me sindromën Down

2018/11/03 at 9:31 AM
në Sociale
Kohë leximi: 6 min
A A
U braktis nga familja,i riu i ndryshon jetën vogëlushit me sindromën Down

Një histori nga ato që të “shkundin” qenien dhe të bëjnë të mendosh gjatë për gjërat që kanë vërtet kuptim në jetë…


Serxhio është një 23 vjeçar nga Shkodra i cili ka marrë një vendim, që ndoshta dikush tjetër në moshën e tij, s’do kishte marrë mundimin as ta imagjinonte.

23 vjeçari ka birësuar bashkë me familjen e tij, një fëmijë special të cilin prindërit e tij biologjikë e lanë në maternitet, sapo zbuluan se ishte me sindromën down.

Domeniku, ose Dominushi, siç i thërret ai me përkëdheli vogëlushit 9 vjeçar, është tashmë pjesë e pandarë e jetës së Serxhios.

Por si u njoh me të dhe si ia doli i vetëm kundër të gjithëve, t’i jepte vogëlushit familjen e munguar?

Të gjitha këto, Serxhio Guri, m’i ka rrëfyer në një intervistë që më dhuroi emocione të jashtëzakonshme e më bëri të harroj për pak kotësinë e gjërave me të cilat, ne gazetarët merremi jorrallëherë.

Serxhio, jam befasuar kur mora vesh historinë. Kisha shumë dëshirë ta ndanit me ne. Nga fillimi… si e njohe Domenikun?

Me Domenikun jam njohur disa vite më parë. Prej tetë vitesh punoj vullnetar te motrat e “Nënë Terezës” në Shkodër. Unë punoja kuzhinier dhe pas pune kisha një orar të lirë, katër me shtatë, pasdite. Gjatë këtyre tre orëve shkoja e ndihmoja atje. Një ditë na erdhi Domeniku. Na u tha që ishte me Sindromën Down, unë as e njihja atëhere si sëmundje. Po e shihja sa me frikë aq edhe me dashuri… Sapo zbriti nga makina për t’u futur te qendra, m’u hodh me vrap e më përqafoi. Aty u stepa në vend. Mendoja si është e mundur?! Se a din? Ka shumë dashni brenda vetes!

Çdo ditë pasi mbaroja punën si kuzhinier në një restorant, shkoja te motrat e “Nënë Terezës”, luaja me Domenikun, e ndihmoja, e vija të flinte gjumë. Erdhi një pikë që u lidh aq shumë me mu, sa qante, mërzitej kur largohesha. Një ditë vendosa ta çoj në shtëpi që ta njihnin dhe prindërit e mi.

Normalisht nuk më lejohej ta merrja Domenikun por motrat duke më njohur prej vitesh dhe dukeqenëse punoja vullnetar aty, ma lejuan. Iu luta motrave të ma besonin dhe e mora për pak orë në shtëpi. Ime më punon në radio, babai është punonjës i OSHEE.

Kur erdhi mami me babin ne po luanim te divani. Ime më u afeksionua direkt me të sapo e pa, kurse im atë “u rrudh” disi në fytyrë. Nisa të kisha dhe një lloj konflikti me të afërmit të cilët më pyesnin: Po si, po pse? Në këtë pikë u distancova disi prej tyre…

Për Domenikun?

Po, nuk lejoja kërrkënd të ndërhynte në raportin me të.

Një ditë u ktheva nga puna në shtëpi kur gjej Domenikun aty. U lumturova krejt. I them mamës: Ça ka ndodh?

Më thotë: E ka marrë Tonini! E ka marrë baba- i them? Baba shkoi e mori?!!! Po- më tha. Shkoi e mori baba. Isha krejt i çuditun duke ditur që ai ishte pak i paqartë.

Kështu, e merrnim tre-katër ditë në javë. Domeniku nisi të ndryshojë. Kur vinte te ne ishte i qetë, i qeshur vazhdimisht…

Mirëpo erdhi një moment që Domeniku s’mund të rrinte më me motrat e Nënë Terezës në Shkodër pasi filloi duke u rritur.

Një natë, na thonë, që nuk e mbajmë dot më, dhe se donin ta adoptonin disa murgesha në Elbasan.

Pastaj na vjen një lajm që nuk mundën ta adoptonin për disa arsye, dhe se kishte ardhur një familje amerikane për ta adoptuar.

Nisën procedurat… Erdhën disa ekspertë nga Tirana dhe kërkuan të flisnin me mua dhe me time më për të ditur më shumë rreth Domenikut që pastaj të vendosnin për t’ia dhënë familjes amerikane. Unë dhe mama u futem në një dhomë e ndërsa filluam të flisnim për Domenikun, nisëm të qanim.

Mua më dukej sikur një pjesë e imja po shkëputej në atë moment. Befas, Domeniku dëgjon zërat tanë nga jashtë dhomës dhe nisi të thërrasë: Nini (ashtu më thërret mua), mam, mam (ashtu kishte nisur t’i thërriste sime mëje).

Mam dhe Nini ishin dy emrat që dinte të thoshte ai. Ishte shumë i lidhur me ne dhe kjo nuk e favorizonte aspak çiftin amerikan që donte ta adoptonte.

Çfarë ndodhi më pas?

Pikërisht në atë moment u thamë ekspertëve se donim ta adoptonim ne Domenikun. Nisëm menjeherë nga procedurat dhe ata pasi panë edhe lidhjen e tij me ne, vendosën në fund të na e besonin.

Si është Domeniku? Na fol pak për të!

Është shumë i dashur dhe e veçanta e fëmijëve si Domeniku është se mbesin gjithnjë të vegjël.

Ne duhet t’i kuptojmë gjithmonë se çfarë duan të thonë, kanë shumë dashni brenda vetes. Nuk kanë asnjë lloj djallëzie, asnjë lloj mërzie por ka gjithmonë diçka që mbetet “enigmë” se ti gjithmonë do duash të dish çfarë është ajo që do të thotë…

Po për ty? Çfarë do të thotë për ty e gjithë kjo? Ti je vetëm 23 vjeç dhe ke marrë pak a shumë rolin e prindit. Është përgjegjësi e madhe, apo jo?

Kur kam njohur Domenikun isha 18 vjeç. Sot jam 23 dhe nuk e mendoja se një ditë në familjen time do ndodhte kjo.

Isha plot pasiguri… Jo vetëm unë, e gjithë familja. Pasiguria lidhej me faktin në do jemi të aftë t’i përgjigjemi, a do jemi gjithnjë në punë?

Po Domeniku a e ka një asistencë dhe në ç’vlerë është kjo nëse mund ta themi…

Po e ka një ndihmë ekonomike por me thënë të drejtën as nuk e di se sa e ka.

Lekët e tij janë aty, të paprekura. Ne në familje punojmë të gjithë dhe sot për sot, i përgjigjemi vetë. Kur Domeniku të rritet, e do ketë nevojë për ato para, do i ketë gjithmonë aty, të paprekura. Punojmë dhe ndajmë bashkarisht me të ato që kemi.

Unë e ndjej si vëlla, si fëmijë…

Si ka ndryshuar tashmë jeta e Domenikut? Si ndjehet ai në shtëpinë tuaj?

Në jetën e Domenikut ndodhi një shndërrim. Më parë ai nuk flinte natën, çoheshe nga gjumi, trembej…

Sot flen i qetë, është zhvilluar në të folur. Është krejtësisht i qetë! Tashmë është pjesë e familjes tonë.

Po prindërit biologjikë të Domenikut, ku janë ata?

Me sa di unë, prindërit e kanë lënë në maternitet, në Tiranë.

Kur morën vesh që ishte me Sindromën Down, apo jo?

Po, di që e lanë aty dhe më pas motrat e morën në Shkodër. Tani është me ne.

Ç’ndodh tani në familjen tënde?

Gjithmonë në një shtëpi, kur të vegjëlit rriten, krijohet një lloj “ftohtësie”. Motra ime është e martuar, unë u rrita, secili në punët e veta dhe kur erdhi Domeniku, na ndryshoi krejt. Një dashni tjetër, shumë e madhe, na ngrohu të gjithëve, na bashkoi më shumë.

Kur ai është në shkollë, shtëpia na duket, krejt bosh.

Kush e çon dhe e merr nga shkollla? Si është një ditë e tij?

Shkon e çon baba. Pastaj e merr mama ose unë. Vjen nga shkolla ulet e pushon…

Tre herë në jave ne i kemi marrë një mësuese private që vjen në shtëpi dhe ndjek nga afër ecurinë e zhvillimit të tij. Luajmë bashkë, argëtohemi. Na mbush jetët.

Si e mendon të ardhmen? A të frikëson ideja se një ditë do krijosh jetën tënde dhe s’do jesh më aty për Domenikun?

Para se të vendosnim ta birësonim, e kemi menduar mirë këtë punë.

Unë do jem gjithmonë aty për të. I kam marrë parasysh të gjitha. As që e mendoj që një ditë të vazhdoj jetën time e t’i kthej shpinën. Do sakrifikoj gjithnjë për të, do jem aty, sa herë të ketë nevojë.

Cili është momenti më i vështirë i gjithë marrëdhënies tënde me Domenikun?

Unë gjithmonë kam qenë një natyrë e ndjeshme, emocionale por ajo që më ka tronditur më së shumti është momenti kur erdhën ekspertët nga Tirana.

E pashë tek priste aty jashtë dhe e kuptova që ai s’donte të ikte prej nesh. Përqafonte herë mamin, herë mua.

Ai kishte ditëlindjen para pak ditësh, apo jo?

Po dy ditë më parë, mbushi 9 vjeç. I organizuam një festë bashkë me motrat e Nënë Terezës. U lumturua shumë. Tani u ka hyrë në zemër edhe të afërmve. Se a e din? Ai të bën për vete me dashninë e tij.

Ti ke një raport vërtet special me të…

Po, pa më puthur mua nuk ikën flen. Kur dal më thotë: Nini, mu! (Nini më merr dhe mua).

A e ke një mesazh për të gjithë ata të cilët i shohin disi ndryshe këta fëmijë?

E di si është kjo punë? Më parë, vetëm u flisja njerëzve, mundohesha t’i bëja të kuptonin por arrita në përfundimin që kjo nuk është çështje të kuptuari, është çështje të ndjeri. S’mundesh ti të edukosh apo t’ia mësosh dikujt. Unë edhe sot, sa herë dal me Domenikun, dikush e sheh për mirë, dikush me çudi. Ne nuk kemi akoma vizionin e duhur për ta kuptuar e pranuar.

Kush e ndjen, e bën dhe kaq.

INTERVISTA E PLOTË- Anta Muçaku/NewsBomb

Etiketa: dominikdownsindrome


Ju sugjerojmë

Rritet dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, vajzat më të prekura
Kryesore

Rritet dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, vajzat më të prekura

24 Korrik, 2025 11:16 am
Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike
Kryesore

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike

22 Korrik, 2025 8:21 am
Edlira Cepani në 15-vjetorin e martesës: Dashuria që krijuam s’njeh kufij mes botëve
Kryesore

Edlira Cepani në 15-vjetorin e martesës: Dashuria që krijuam s’njeh kufij mes botëve

18 Korrik, 2025 1:31 pm
Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale
-Shëndeti

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

15 Korrik, 2025 11:18 am
Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri
Kryesore

Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri

3 Korrik, 2025 7:15 pm
Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6
Sociale

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6

3 Korrik, 2025 6:29 pm
“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
Sociale

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

21 Qershor, 2025 9:31 am
Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët
Kryesore

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

20 Qershor, 2025 4:01 pm
Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025
Kryesore

Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025

20 Qershor, 2025 8:32 am
Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera
Kryesore

Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera

19 Qershor, 2025 12:10 pm
Para
Këngëtarja shqiptare rrëfen për herë të parë dy shtatëzanitë e dështuara

Këngëtarja shqiptare rrëfen për herë të parë dy shtatëzanitë e dështuara

Zv.Presidenti i PE: Mos e bëni hero Kaçifas, ja 2 gjërat që i them shtetit

Zv.Presidenti i PE: Mos e bëni hero Kaçifas, ja 2 gjërat që i them shtetit

Izraelitët zbërthejnë telefonin e Martinaj, ja çfarë u kërkoi ai shokëve

Izraelitët zbërthejnë telefonin e Martinaj, ja çfarë u kërkoi ai shokëve
















TE FUNDIT

Merz për marrëveshjen SHBA-BE: U shmang një përplasje tregtare

Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
27 Korrik, 2025

Marrëveshja e arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe të Amerikës dhe Bashkimit Europian me 27 vende anëtare ka gëzuar Gjermaninë,...

Lexo më shumë

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona
27 Korrik, 2025

Disa persona kanë humbur jetën pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane. Policia...

Lexo më shumë

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre
27 Korrik, 2025

Ashtu siç e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, janë publikuar emrat dhe pamjet e personave të dyshuar për zjarrvënie të...

Lexo më shumë

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit
27 Korrik, 2025

Siria do të organizojë zgjedhjet e para parlamentare nën autoritetet e reja në muajin shtator, njoftoi të dielën kryetari i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com